Page 94 - Demo
P. 94


                                    903.21 Funksioni dhe përdorimi i elektroskopitElektroskopi përdoret për të dalluar ngarkesën elektrike të trupave. Për të provuar këtë, mjafton që të prekim sferën e elektroskopit me një objekt. Kur objekti që i afrojmë, ka ngarkesë elektrike të njëjtë me atë të elektroskopit, do të shohim se fletët rrinë të ndara nga njëra-tjetra. Nga ana tjetër, nëse fletët bashkohen, do të thotë se objekti ka ngarkesë elektrike të kundërt me ngarkesën e elektroskopit. Kështu, nëse pranë elektroskopit afrojmë një trup me ngarkesë elektrike pozitive, atëherë elektroskopi do të marrë po atë ngarkesë elektrike që ka trupi.Provoni elektroskopin që ndërtuat vetëPara se të filloni veprimtarinë, sigurohuni që elektroskopi nuk është i ngarkuar. Për këtë, prekeni elektroskopin me një shufër metalike për të zhdukur çdo ngarkesë të mbetur në pajisje.Ngarkoni me elektricitet një objekt. Për shembull, merrni një tullumbace dhe fërkojeni me një copë prej leshi, në mënyrë që sipërfaqja e saj të elektrizohet. Afrojeni tullumbacen më afër sferës së bakrit. Do të shikoni që elektroskopi do të ngarkohet. Për këtë, vëzhgoni reagimin e trekëndëshave (fletëve) prej alumini. Ata do të largohen nga njëri-tjetri, sepse që të dy kanë ngarkesë me të njëjtën shenjë (negative në këtë rast).ngarkesë elektrike e njëjtë, ngarkesë elektrike e kundërtFjalë kyçe+ +++ ++ +
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98