Page 11 - Demo
P. 11
1 Materialet dhe vetitë e tyre 91.5 Mineralet në vendin tonë1. Veprimtari Rëra dhe magnetëtHapat që duhen ndjekurNxënësit ndahen në grupe të vogla. Çdo grup vëzhgon rërën duke përdorur zmadhues qelqi dhe diskuton me shokët. Po ashtu përdorin magnetin mbi rërë dhe vëzhgojnë nëse ndodh ndonjë dukuri. Në fund, zgjidhet një përfaqësues i grupit dhe ndan me klasën përfundimet e hulumtimit.Pyetjet lidhur me veprimtarinë:Çfarë është rëra?A duken të gjitha grimcat e rërës të njëjta?Pse disa grimca rëre janë më të vogla dhe disa më të mëdha?A mori magneti ndonjë gjë nga rëra? Nëse po, çfarë?Nxirrni përfundimet tuaja.2. Cili është dallimi ndërmjet shkëmbinjve dhe mineraleve?3. A janë të gjithë shkëmbinjtë të njëjtë? Si dallohen ata?4. Si i përdorin njerëzit shkëmbinjtë, mineralet dhe dheun?5. Me cilat minerale është i pasur vendi ynë?Mjetet e nevojshme:rërë, pjatë, zmadhues qelqi, magnet

