Page 26 - Demo
P. 26
24 2 Bota e gjallë2.9 Ndikimi i pubertetit në marrëdhëniet me të tjerët1. Përshkruaj një marrëdhënie që ke me një person (shoqe, shok, prind, motër, vëlla) dhe shpjego pse është i rëndësishëm për ty. A shprehesh për çdo gjë me të?2. Diskutoni pohimet e mëposhtme. Është e sikletshme të flasësh për pubertetin.A je dakord me këtë pohim?Pse disa persona ndihen të turpshëm kur diskutojnë rreth pubetetit? Të hysh në pubertet do të thotë që tashmë je një i rritur.A je dakord me këtë pohim?Çfarë do të thotë të jesh i rritur? Rutina e higjienës personale duhet të ndryshojë kur hyn në pubertet.A je dakord me këtë pohim?Çfarë duhet të ndryshojë dhe pse? Pubertetin e kalojnë të gjithë njësoj.A je dakord me këtë pohim?Jep disa shembuj se si persona të ndryshëm mund ta kalojnë pubertetin në mënyra të ndryshme. Mund të mësosh çdo gjë rreth pubertetit në internet.A je dakord me këtë pohim?Cilat janë të mirat dhe të metat kur bëhet fjalë për të kërkuar një informacion në rrjet.

