Page 27 - Demo
P. 27


                                    2 Bota e gjallë 252.10 Si të ruhemi nga abuzimet1. Lexo historitë e mëposhtme dhe përgjigju pyetjeve për secilën prej tyre.a. Kur Andi nuk bëri atë që i kërkoi Miri në park, ky i fundit e qëlloi atë me forcë. Syzet e Andit u thyen dhe nga hunda filloi t`i rridhte gjak.b. Kur Ana u kthye në shtëpi me një notë të dobët në provim, prindërit e saj e quajtën të paaftë dhe budallaqe. Ata e dënuan atë të qëndrojë në dhomë dhe të mos hajë darkë. Identifiko abuzuesin dhe të abuzuarin si dhe llojet e abuzimeve që kanë ndodhur me secilin nga personazhet. Trego situata të ngjashme që mund të të kenë ndodhur ty ose personave që njeh.2. Shkruaj pesë rregullat e tua të sigurisë, që i zbaton në përditshmëri.3. Si do të veproje në këto situata? Argumento përgjigjen.a. Dikush të dërgon një fotografi të papërshtatshme në rrjete sociale dhe të kërkon që t`i dërgosh edhe ti një fotografi.b. Je në linjë dhe dikush të kërkon informacione personale, si: emri, adresa, shkolla në të cilën shkon, ose të kërkon të bisedoni privatisht.c. Dikush të afrohet shumë ose të prek në forma që të bën të ndihesh i/e frikësuar dhe i/e pasigurt.d. Dikush që nuk e njeh, të ndalon në rrugë dhe të jep një dhuratë.
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31