Page 28 - Demo
P. 28
26 2 Bota e gjallë2.11 Njeriu dhe shëndeti1. Përgatit një listë të gjërave që bën çdo ditë për të qenë i shëndetshëm.A janë aktivitetet që bën të ngjashme me ato të shokëve?A janë ato vërtet të shëndetshme?A do të bëje diçka ndryshe? Nëse po, çfarë?Diskutoni në klasë listat e secilit prej jush. Argumentoni përgjigjet tuaja.2. Kuiz për shëndetin Plotëso anketën e mëposhtme. Shëno 4 pikë për çdo përgjigje “gjithmonë”. 2 pikë, për përgjigjen “ndonjëherë” dhe 0 pikë për “asnjëherë”.Sjellje të shëndetshme Gjithmonë Ndonjëherë AsnjëherëUnë bëj aktivitet fizik rregullisht.Unë ha ushqime të larmishme. Unë i shpreh lirshëm ndjenjat e mia.Unë kam të afërm dhe shokë të ngushtë te të cilët mbështetem.Unë shkoj në një event edhe pse e di që do të mërzitem.Unë mbaj higjienë.Unë shmang sjelljet e rrezikshme.Totali i pikëve23-28 pikë do të thotë që ke sjellje shumë të mira për shëndetin.15-22 pikë do të thotë që ke sjellje të mira për shëndetin, por ka vend për përmirësime.7-14 pikë tregon se shumë nga sjelljet e tua duhet të përmirësohen.0-6 tregon se duhet të kesh më shumë kujdes për shëndetin.3. Rendit të gjitha pikat e forta dhe të dobëta që mendon se ke në shëndetit tënd. Identifiko se si vazhdon të ruash anët e forta dhe se si do të mundohesh t'i përmirësosh dobësitë.

