Page 54 - Demo
P. 54
52 4 Toka, mjedisi dhe gjithësia4.3 Toka jonë1. Plotëso fjalitë.• Dy lëvizjet që kryejnë planetët janë: dhe .• Toka është një që rrotullohet rreth .• Toka merr dhe nga Dielli. • Toka është i vetmi planet në sistemin diellor që ka .• Lëvizja e pllakave gjigante të Tokës ka bërë të mundur formimin e .2. Në figurën përbri ngjyros me të zezë gjysmën e Tokës ku është natë dhe me të verdhë gjysmën tjetër, ku është ditë.3. Përgjigju pyetjeve të mëposhtme:a. Çfarë do të ndodhte nëse Toka do të kryente një rrotullim të plotë rreth boshtit të saj çdo 10 orë?b. Nëse në një qytet dita zgjat 14 orë dhe nata 10 orë, çfarë stine është në atë qytet?c. Pse nuk kanë të gjitha vendet 12 orë ditë dhe 12 orë natë?4. Nëse të duhet t’i shpjegosh dikujt që është më i vogël se ti, krijimin e ditës dhe të natës, çfarë do të bësh? Përpiqu të përdorësh disa nga objektet që ke në shtëpi.5. Mblidh të dhëna për kohën e lindjes dhe të perëndimit të Diellit. Paraqiti ato në tabelën e mëposhtme dhe përgjigju pyetjeve. Data Ora e lindjes së DiellitOra e perëndimit të DiellitCila është më e gjatë, dita apo nata?Parashiko si do të jetë dita pas një muaji. Më e gjatë apo më e shkurtër?Ku bazohesh për të dhënë përgjigjet e duhura?

