Page 60 - Demo
P. 60
58 4 Toka, mjedisi dhe gjithësia4.9 Atmosfera dhe elementet meteorologjike1. Cila është fjala që përshkruan:a. një plazh me pemë të shkulura dhe të rrëzuara; . b. një lumë që del nga shtrati i tij; .c. daljen e magmës nga Toka? .2. Plotëso fjalitë.a. Ajri i ngrohtë ka veti të ngjitet lart dhe të rrallohet, duke krijuar një trysni .b. Ajri i ftohtë tkurret, ngjishet, bëhet më i dendur dhe krijon një trysni .c. Në zonën e ekuatorit, ku ajri është i nxehtë, shtypja e ajrit është më se në pole. Gjithashtu, gjatë dimrit, kur ajri është i ftohtë, shtypja atmosferike është më se në verë.3. Përgjigju pyetjeve: a. Çfarë ndodh kur masat e ajrit të ftohtë takohen me masa të ngrohta ajri? b. Çfarë ndodh në një pellg me ujë në një ditë me diell?c. Ku ndryshon moti nga klima? .d. Si ndikon temperatura e ajrit në shtypjen atmosferike? .4. Argumento. Supozojmë se kemi dy lexime të barometrit. Njëri është bërë në majë të malit dhe tjetri në rrëzë të malit. Cili lexim do të ketë vlerën më të madhe? Pse? 5. Ndërto një hartë të motit bazuar në të dhënat që mund të mbledhësh nga era, shiu, temperatura.

