Page 17 - Demo
P. 17
15Tema 22.5 ProjektFillimisht përshkruajmë disa nga funksionet e mausit, të cilat na mundësojnë edhe përdorimin e vizores:• Klikimi me butonin e majtë dhe zvarritja e mausit bëjnë të mundur rrotullimin e modelit nga të gjitha anët.• Klikimi me butonin e majtë një ose disa herë lejon ndryshimin e pamjeve të modelit (pamje nga përpara, lart dhe anësore).• Klikimi me butonin e djathtë të mausit aktivizon vizoren (Ruler-in).Përdorimi i vizoresVizorja është mjeti i përcaktuar për modifikimin e një origami. Shfaqet në pamjen 3D si një vijë e kuqe. Gjithashtu, vizorja shfaqet në modelin e shpalosjes, duke zbuluar vijat e palosjeve që korrespondojnë me pozicionin ku ndodhet momentalisht vizorja. Vizorja mund të aktivizohet duke klikuar butonin e djathtë të mausit në pamjen 3D dhe mund të fiksohet duke lëvizur mausin e duke klikuar përsëri me të djathtën. Pas kësaj, do të shfaqet një meny e vogël që përmban komandat: Reflect, Rotate dhe Cut. Për ta përdorur sa më saktë vizoren, ndiq këta hapa:• Fillimisht zgjidh mënyrën e palosjes së letrës, pra drejtimin e vijës së palosjes.

