Page 18 - Demo
P. 18


                                    16• Kliko me të djathtën në një pikë ku dëshiron që të kalojë vija e palosjes.• Lëviz kursorin përreth saj dhe zgjidh ku do të vendosësh vizoren.• Hidhu një sy vijave të kuqe në pamjen e modelit të shpalosjes (Crease Pattern) dhe kontrollo nëse janë shfaqur aty vijat e palosjes ashtu siç i doje. • Kliko përsëri me të djathtën për të sistemuar vizoren në pozicionin e saj përfundimtar.• Vizorja mund të çaktivizohet duke klikuar butonin e majtë të mausit në pamjen 3D.Mjeti i rrotullimitKështu quhet mjeti që e palos letrën përgjatë vizores dhe i rrotullon të dyja anët e saj sipas këndit të dhënë.Nëse vizorja nuk e ndërpret origamin në një vijë të vetme, rrotullimi i tij është i pamundur, sepse nuk ka bosht rreth të cilit të rrotullohet. Ushtrim 11. Lëviz mausin te skaji i sipërm i letrës, derisa të shfaqet një katror i zi, i vogël.2. Kliko me të djathtën për të aktivizuar vizoren. Lëviz mausin në skajin e poshtëm të letrës, derisa të shfaqet edhe këtu një katror i zi.3. Kliko përsëri me butonin e djathtë të mausit. Zgjidh opsionin Rotate në menynë e shfaqur.
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22