Page 20 - Demo
P. 20


                                    18Mjeti i reflektimitNga të gjitha elementet e programit Origami Editor 3D, mjeti i reflektimit është më i rëndësishmi dhe më i përdorshmi. Mjeti i reflektimit mundëson gjithmonë një palosje, pavarësisht nga vija e palosjes që vizatojmë me vizoren.Kur bëjmë një vijë me vizoren, vija e kuqe e ndan ekranin në dy gjysma. Dhe, duke qenë se jemi në 3D, hapësira ndahet vërtet në dy gjysma. Mjeti i reflektimit zgjedh njërën nga këto gjysmëhapësira dhe më pas pasqyron gjithçka mbi vizoren, në anën tjetër të saj.Provo veten• Palos letrën në formën e librit, duke ndjekur hapat e ushtrimit të mësipërm (Ushtrimi 1). • Rrotullo fletën në pamjen 3D, në mënyrë që të duket si në figurën e mëposhtme.• Vendos vizoren si më poshtë dhe zgjidh opsionin Reflect nga menyja që shfaqet.Siç tregon dhe figura, mjeti i reflektimit ka pasqyruar gjithçka nga ana e majtë e vizores në anën e djathtë. 
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24