Page 21 - Demo
P. 21


                                    19Tema 2Mënyra e përzgjedhjesMënyra e përzgjedhjes lejon që mjetet e rrotullimit, reflektimit dhe prerjes të zbatohen vetëm në zonën e përzgjedhur, pa e ndryshuar pjesën tjetër të origamit që nuk është përzgjedhur. Zakonisht, kjo mënyrë përdoret kur kemi për të palosur vetëm një pjesë të letrës. Përzgjedhja aktivizohet duke klikuar me butonin e majtë të mausit diku në modelin e shpalosjes. Ajo tregohet me një kryq të kuq, i cili shfaqet dhe te pamja 3D.Ushtrim 11. Kliko File > Example figures > Crane.2. Në panelin e djathtë do të shikosh modelin e shpalosjes së lejlekut. Kliko me butonin e majtë të mausit diku rreth këndit të sipërm majtas të modelit të shpalosjes.3. Do të shfaqet kryqi i kuq në krahun e lejlekut në pamjen 3D. Kjo do të thotë se këndi i sipërm i majtë i letrës është palosur dhe tregon (personifikon) krahun e djathtë të lejlekut.4. Në mënyrë të ngjashme provo të klikosh diku në hartën e shpalosjes (Crease Pattern) dhe do të shohësh kryqin e kuq që do të shfaqet në pamjen 3D.
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25