Page 23 - Demo
P. 23
21Tema 2Siç e shohim, mjeti i rrotullimit i ka palosur të dyja shtresat e letrës me 90°. 5. Klikojmë Edit > Undo, pastaj klikojmë butonin e majtë të mausit një herë në pamjen 3D për t’u kthyer në pamjen e përparme. E vendosim vizoren në të njëjtën mënyrë si në hapin 3, por këtë herë nuk klikojmë në menynë që shfaqet. Në vend të kësaj, kalojmë te modeli i shpalosjes dhe zgjedhim një pikë në seksionin e fundit të djathtë të letrës. Kryqi i vogël në ngjyrë të kuqe tregon se përzgjedhja është aktivizuar dhe veprimi tjetër i palosjes do të kufizohet në zonën që përmban kryqin e kuq.

