Page 35 - Demo
P. 35
33Tema 4Veprimtari (në grup): Si të bëheni në të njëjtën kohë prodhues dhe konsumatorëMjetet e nevojshme: gërshërë, kartonë me ngjyra, lapsa me ngjyra, një libër që po lexoni këto kohë.Hapat që ju ndihmojnë për t’u bërë prodhues:1. Merrni një nga kartonët dhe vizatoni një drejtkëndësh si në figurë. 2. Priteni kartonin sipas formës së drejtkëndëshit që vizatuat.3. Me lapsat me ngjyra vizatoni në kartonin e prerë diçka që ju pëlqen. 4. Krijuat kështu një shenjues faqesh për librin.5. Hapat që ju ndihmojnë për t’u bërë konsumatorë.Hapni librin dhe lexoni disa faqe. Vendoseni shenjuesin që krijuat në faqen ku ndaluat leximin. Kështu do të ruani faqen ku ndaluat leximin. Duke përdorur shenjuesin, ju bëheni konsumatorë.1324

