Page 55 - Demo
P. 55
53Tema 6Micro:bit-i është zhvilluar si pjesë e nismës digjitale të BBC-së, në vitin 2015. Synon të frymëzojë të rinjtë të bëhen krijues në botën digjitale, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të ndërtojnë një brez të ri shpikësish e krijuesish.Micro:bit-i i BBC-së është një mikrokompjuter që mund të programohet dhe të përdoret për krijime të ndryshme, nga robotët tek instrumentet muzikore.Micro:bit-i i ndihmon fëmijët të mësojnë aftësitë bazike të kodimit dhe programimit, duke i përgatitur ata për botën e sotme teknologjike, ku gjërat ndryshojnë me shpejtësi. Elementet kryesore të pajisjes janë: matrica LED 5x5;dy butona të programueshëm;akselerometri, që mund të hetojë lëvizjen;kompasi, që shërben për të kuptuar drejtimin;aftësia për të kuptuar nivelet e temperaturës dhe dritës;Bluetooth Smart Technology për të ndërvepruar me Micro:bit-et e tjera dhe pajisjet mobile;pesë unaza Input and Output (I/O) për të lidhur Micro:bit-in me pajisjet ose sensorët që përdorim kur ndërtojmë projekte. Projekt me Micro:bit

