Page 10 - Demo
P. 10


                                    81.2 Ndryshimet fizike dhe kimike të lëndësFjalë kyçe:ndryshim fizik, ndryshim kimikÇfarë ndryshimi pëson lënda gjatë prerjes së drurit në copëza të vogla?Djegia e drurit është ndryshim kimik apo fizik?Si mund të dallojmë nëse ka ndodhur një ndryshim kimik ose fizik i lëndës?Gjatë ndryshimeve fizike, lënda e ruan përbërjen e saj. Ndryshimi fizik përgjithësisht është i kthyeshëm dhe nuk formohet asnjë lënde e re. Për shembull: uji, akulli dhe avujt e ujit janë ujë. Këto ndryshime të gjendjes agregate të ujit janë të kthyeshme në varësi të temperaturës.Ndryshime fizike janë: ndryshimi i gjendjes agregate të lëndës (shkrirja, avullimi etj.), ndryshimi i madhësisë së lëndës (prerja, bluarja), tretja e substancave në tretës të caktuar (tretja e kripës në ujë) etj.Zakonisht, ndryshimet fizike vërehen fare lehtë, p.sh. merr një fletë fletoreje dhe prite në katër pjesë katrore. Vendosi këto pjesë në dysheme apo tavolinë, në mënyrë që copat të marrin formën e fletës origjinale. Ky është një ndryshim fizik i lëndës. Pse mjegullohet xhami i syzeve gjatë dimrit, kur hyjmë nga mjedisi i jashtëm në banesë? Ndryshimi i gjendjes së ujit nga gjendja e ngurtë (akulli) në gjendje të lëngët apo avuj uji, për shkak të temperaturës, është ndryshim fizik.Gjatë ndryshimeve kimike prodhohet lëndë e re. Lënda e re ka veti të ndryshme nga ajo fillestare. Kështu për shembull, djegia e letrës, shpërthimi i fishekzjarrëve janë ndryshime kimike. Një shpërthim i tillë prodhon nxehtësi, dritë dhe gaze të pakëndshme që ndotin mjedisin. Për këtë arsye është e këshillueshme që të mos luani me fishekzjarrë. Ndryshime kimike janë: djegia e qiririt, djegia e druve, ndryshkja e metaleve, frymëmarrja, tretja e ushqimit, fotosinteza etj.
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14