Page 100 - Demo
P. 100
98A e keni vënë re që ylberi del në një ditë me shi, pasi ka dalë Dielli? Pse? Po vetë ylberi, çfarë është? Nga se shkaktohet ai?Përbërja e dritësDrita e Diellit, por përafërsisht edhe ajo që vjen nga një llambë, quhet dritë e bardhë. Ajo përbëhet nga një numër shumë i madh ngjyrash, por zakonisht një grup prej shtatë ngjyrash janë ato që dallohen më qartë. Këto janë ngjyrat që shohim në jetën e përditshme (në nuanca të ndryshme) dhe që i quajmë ngjyrat e ylberit.Që të provohet se drita e bardhë është e përbërë prej ngjyrash të ndryshme, ajo duhet zbërthyer.Për herë të parë, zbërthimin e dritës e bëri shkencëtari anglez Isak Njutoni. Ai e realizoi këtë duke përdorur një trup gjeometrik prej qelqi, të quajtur prizëm.Sikurse shihet në figurë, në prizëm bie dritë e bardhë. Kur del nga prizmi, drita është në trajtën e një shiriti të ngjyrosur, ku bien në sy shtatë ngjyra.Ajo çka ndodh me dritën kur kalon nëpër prizëm, ndodh edhe kur kalon në piklat e vogla të ujit, në një ditë me shi ose pranë një ujëvare. Pra, ylberi shkaktohet nga zbërthimi i dritës së bardhë, kur ajo kalon në pikat e ujit.Ngjyra e trupaveDrita është energji. Kur ajo bie mbi një trup, ai mund ta përthithë, mund ta pasqyrojë ose pjesërisht ta përthithë dhe pjesërisht ta pasqyrojë.Ne themi se një mollë ka ngjyrë të kuqe, sepse dritat përbërëse të dritës së bardhë që bie mbi të 3.21 Drita dhe ngjyrat e sajFjalë kyçe:dritë e bardhë, prizëm, ngjyrat e ylberit

