Page 101 - Demo
P. 101


                                    99Tema 3 Tema III Proceset fizike(veç të kuqes) përthithen prej saj. Drita e kuqe pasqyrohet prej saj dhe vjen në sytë tanë.Ne themi se trupi është i zi, kur drita e rënë mbi të përthithet e gjitha. Ne themi se bora është e bardhë, sepse drita e rënë mbi të pasqyrohet e gjitha dhe vjen në sytë tanë.Pra, ngjyra e një trupi varet nga lloji i dritës që ai dërgon në sytë tanë pas pasqyrimit. Ne shohim dritën që kthen trupi dhe jo atë që ai përthith.Ngjyrat kryesoreNgjyrat kryesore në natyrë janë tri: e kuqe, e gjelbër dhe blu. Nga përzierja në mënyra të ndryshme e këtyre tri ngjyrave mund të fitohen të gjitha ngjyrat e tjera.Për të përftuar dritë me një ngjyrë të caktuar përdoren filtra ngjyrash.a. Nga se formohet ylberi?b. Kur shohim barin jeshil çfarë ngjyre (ngjyrash) pasqyron ai?c. Emërtoni shtatë ngjyrat e ylberit të treguara më sipër.Nëse një mollë e ndriçuar me dritë të bardhë është jeshile, si do të dukej ajo nëse do të ndriçohej me dritë të kuqe? Pse? Shpjego përgjigjen.Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëKrijimi i ngjyrës së bardhë (disku i ngjyrave)Hapat që duhen ndjekur1. Prisni kartonin në formën e një disku.2. Ndajeni diskun në aq sektorë, sa ngjyra të keni (mundësisht sa më shumë).3. Mbushini sektorët me ngjyra sipas renditjes në figurë.4. Shpojeni diskun në qendër, futni një gozhdë në të dhe rrotullojeni shpejt. Çfarë vini re? Diskutoni me shokët.Mjetet e nevojshmekarton i bardhë, lasa me gjithë ngjyrat ose bojëra 12A e dini se... Ngjyrat: e kuqe, e gjelbër dhe blu, nuk mund të përftohen nga përzierja e ngjyrave të tjera.Veprimtari
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105