Page 103 - Demo
P. 103
101a. Në foton 1, çfarë ngarkese ka tullumbacja, negative, pozitive, apo s’ka ngarkesë?b. Në foton 1, çfarë ngarkese ka copa e leshtë, negative, pozitive, apo s’ka ngarkesë?c. Në foton 2, çfarë ngarkese ka tullumbacja, negative, pozitive, apo s’ka ngarkesë?d. Në foton 2, çfarë ngarkese ka copa e leshtë, negative, pozitive, apo s’ka ngarkesë?e. Në qoftë se vendos copa të vogla letre afër tullumbaces në foton 2, çfarë do të ndodhte me to? Shpjego pse. f. A do të ndodhë e njëjta gjë kur afrojmë copën e leshtë te copat e letrës?6. Fotoja tregon një qark të thjeshtë elektrik.• Emërto pjesët e qarkut:A B C D • Vendos shkronjën A, B, C, D në një nga pohimet që i përshtatet më mirë pjesëve të qarkut.Siguron burimin e energjisë. ______Hap dhe mbyll qarkun. ______Pajisje ndriçimi. ______Rruga për lëvizjen e ngarkesave elektrike. ______Trego çfarë ndodh me llambën kur çelësi është i mbyllur.ADBC

