Page 104 - Demo
P. 104
1024 TOKA, MJEDISI DHE GJITHËSIANjerëzit kanë gjithnjë qenë kureshtarë për hapësirën që na rrethon. Po çfarë vendi zë Toka jonë në hapësirë?E gjithë hapësira rreth nesh quhet univers ose gjithësi. Shkencëtarët mendojnë se universi është krijuar për shkak të një shpërthimi të madh, Bing Bengut, prej të cili u formuan shumë galaktika. Sistemi ynë diellor bën pjesë në galaktikën “Rruga e Qumështit”.Fjalë kyçe:univers, galaktikë, sistem diellor, orbitë, lëvizje, gravitet4.1 Sistemi ynë diellorSistemi ynë diellor përbëhet nga një mori trupash, si: planetët, hënat e tyre, asteroidet, kometat apo pluhuri kozmik. Të gjithë këta rrotullohen rreth Diellit. Ai ndodhet në qendër të sistemit diellor dhe është objekti më i madh i tij.Megjithëse Dielli është miliona herë më i madh se Toka, ai është një yll i zakonshëm në hapësirë, por meqë është ylli më i afërt me ne, na duket aq i madh. Planetët formojnë pjesën me të rëndësishme të sistemit diellor. Secili planet rrotullohet rreth Diellit, përgjatë një orbite në formë elipsi, për një kohë të caktuar. Kjo do të thotë që çdo planeti i duhet një kohë e ndryshme për t’u rrotulluar rreth Diellit. Koha e rrotullimit të tyre rreth Diellit varet nga rrezja e orbitës së tyre, si dhe nga shpejtësia me të cilën lëviz planeti. Për shembull, planeti Mars, do dy herë më shumë kohë se Toka që të rrotullohet rreth Diellit, sepse rrezja e orbitës së tij është dy herë më e madhe se rrezja e orbitës së Tokës. Jupiterit i duhen 12 vite tokësore që të kryejë një rrotullim të plotë rreth Diellit.Edhe Toka jonë është pjesë e këtij sistemi diellor. Ajo ndodhet rreth 150 milionë kilometra larg Diellit dhe ka një satelit natyror, Hënën, e cila rrotullohet rreth Tokës. Merkuri Afërdita Toka Marsi JupiteriSaturniUraniNeptuni

