Page 106 - Demo
P. 106
104Ashtu si të gjithë planetët, Toka merr energji nga Dielli, po çfarë roli luan kjo energji për planetin tonë?Dielli ka formën e një sfere dhe ka atmosferë. Në pjesën e jashtme të tij, temperatura shkon rreth 5500 gradë Celsius, kurse në brendësi mund të shkojë 15 milionë gradë Celsius. Ai përbëhet kryesisht nga gazet hidrogjen dhe helium. Djegia e gazit krijon dritë dhe nxehtësi.Në sipërfaqen e Diellit duken disa njolla që ndriçojnë më pak se pjesa tjetër. Njollat e mëdha dhe të errëta të Diellit, mund të shihen nga Toka me teleskop. Njollat lëvizin dhe ndryshojnë në numër e formë. Ato duken të errëta, sepse kanë temperaturë më të ulët se pjesa tjetër e Diellit. 4.2 Dielli, burim i jetësFjalë kyçe:Diell, rrezatim diellor, breza klimatikëRrezatimi diellor dhe brezat klimatikëEnergjia përhapet në hapësirë në formë vale. Valët e diellit përhapen në të gjitha drejtimet në hapësirë. Këto valë përbëjnë rrezatimin diellor. Një pjesë e rrezatimit shpërndahet në hapësirë dhe një pjesë arrin në Tokë duke e ngrohur atë. Për shkak të formës sferike të Tokës, rrezet e Diellit bien në kënde të ndryshme në sipërfaqen e saj, duke e ngrohur tokën në mënyrë jo të barabartë. Për rrjedhojë, formohen breza me nxehtësi të ndryshme ose ndryshe brezat klimatikë. Zonat e nxehta, të cila shtrihet në të dyja anët e ekuatorit, midis dy tropikëve.Zonat mesatare (veriore dhe jugore), të cilat shtrihen mes tropikëve dhe rrathëve polarë në të dyja hemisferat.Zonat e ftohta polare (veriore dhe jugore), të cilat shtrihen midis rrathëve polarë dhe poleve në të dyja hemisferat. Në zonën ekuatoriale, rrezet e Diellit bien në mënyrë të drejtpërdrejtë, prandaj kjo zonë është e nxehtë gjatë gjithë vitit. Sa më shumë t’u afrohemi poleve, aq më e ftohtë është klima, pasi rrezet e Diellit bien pjerrtas. Në zonën mesatare, gjatë stinës së verës, rrezet e Diellit bien drejt, prandaj është ngrohtë, kurse në dimër, rrezet e Diellit bien pjerrtas, ndaj dimri është i ftohtë.

