Page 107 - Demo
P. 107
105Tema 3 Tema V Toka, mjedisi dhe gjithësiaRëndësia e rrezatimit diellorDielli është burimi kryesor i jetës në planetin tonë për bimët, kafshët dhe njerëzit. Bimët e përdorin energjinë e diellit për procesin e fotosintezës. Bimët u japin u japin ushqim organizmave të tjerë jetësorë. Në këtë proces krijohet oksigjeni, aq i domosdoshëm për zhvillimin e jetës. Pa energjinë e Diellit, bimët nuk mund të rriten. Pa bimë, nuk do të kishte kafshë, as njerëz. Pra, nuk do të kishte jetë.Energjia diellore mund të përdoret edhe si burim energjie në jetën e përditshme. Ajo është e ripërtëritshme, nuk është ndotëse dhe na ndihmon në krijimin e një mjedisi të pastër.Hulumtoni ndikimin e Diellit në jetën e bimëve.Hapat që duhen ndjekur1. Merrni dy vazo me lule (bimë). Njërën lëreni në një vend me Dielli dhe ujiteni rregullisht. Vazon tjetër lëreni në një mjedis të errët, ku nuk bie Dielli dhe ujiteni rregullisht.2. Bëni një parashikim se çfarë do të ndodhë me dy bimët.3. Ditën e parë, mbani shënim si është pamja e bimëve (ngjyra, madhësia etj.).4. Pas një jave, shënoni çfarë ka ndodhur me dy bimët. Si janë zhvilluar ato? Cila është zhvilluar më mirë? 5. Dilni në një përfundim. Si ka ndikuar Dielli në zhvillimin e bimëve?Mjetet e nevojshme2 vazo me lule të njëjta, bllok shënimesh, lapsa. Nga se krijohet nxehtësia e Diellit?b. Pse është i rëndësishëm rrezatimi diellor?c. Pse krijohen brezat e nxehtësisë?d. Ku ndryshojnë brezat e nxehtësisë nga njëri-tjetri?Plotëso kuptimin e fjalive me fjalët që mungojnë. është një yll i zakonshëm.Pa energjinë e Diellit, bimët Pa bimë nuk do të kishte as , as , pra nuk do të kishte Energjia përhapet në hapësirë në formë e përdorin energjinë e Diellit për procesin e fotosintezës.12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëVeprimtari

