Page 108 - Demo
P. 108
106Popujt e vjetër besonin se Toka ishte e sheshtë dhe se Dielli dhe planetët e tjerë rrotulloheshin rreth saj. Ata mendonin se, po të lundronin larg në det, do të arrinin në skajet e Tokës dhe do të binin në hapësirë. Njerëzit nuk kishin mundësi ta shikonin Tokën nga hapësira, por fakti që kur Toka vendosej mes Diellit dhe Hënës bënte hije rrethore, i shtyu ata të mendonin se i vetmi trup që bën hije rrethore është sfera, prandaj përcaktuan që Toka ka formë sferike. Një fakt tjetër që Toka është e rrumbullakët është se, nëse ne shikojmë në horizont një anije duke u afruar, ne shohim më parë majën e saj, pastaj gradualisht shohim gjithë anijen. Po të ishte e sheshtë, do ta shihnim të tërë anijen që në largësi, jo vetëm majën e saj.4.3 Toka jonëFjalë kyçe:Toka, planet, formë sferike, pole, ekuator, forcë tërheqëseQysh në lashtësi, njerëzit janë përpjekur të identifikojnë formën e Tokës. Por si është ajo në të vërtetë? Ku bazohemi për të përcaktuar formën e saj?Tek objektet që janë më larg, dallohet vetëm pjesa e sipërme e tyre. Sa më afër janë ato, aq më e plotë duket figura.

