Page 109 - Demo
P. 109
107Tema 3 Tema V Toka, mjedisi dhe gjithësiaa. Çfarë forme ka Toka?b. Argumento pse Toka është e rrumbullakët dhe jo e sheshtë.c. Çfarë rëndësia ka madhësia e Tokës?Plotëso tabelën duke vënë shenjën +. Fakt apo opinion?12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëThënia Fakt OpinionToka është e sheshtë.Toka ka atmosferë.Toka është e madhe.Toka është e treta në radhë në sistemin diellor.Tashmë e dimë që Toka është e rrumbullakët, por nuk ka formën e përsosur të sferës. Ajo është e shtypur në pole. Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që, me anë të satelitëve artificialë të dërguar në hapësirë, të kemi pamje dhe informacion të plotë mbi formën dhe përmasat e planetit tonë. Shkencëtarët mendojnë se Toka mund të jetë krijuar rreth 4,6 miliardë vjet më parë.Si të gjithë planetët, ajo rrotullohet rreth boshtit të saj imagjinar dhe gjithashtu rrotullohet rreth Diellit me një shpejtësi prej 107 000 km/orë. Megjithëse bën pjesë në grupin e planetëve të vegjël, përmasat e saj kanë rëndësi të madhe, pasi ndikojnë në forcën tërheqëse të saj. Falë kësaj force tërheqëse që ushtron, Toka mban të lidhur pas vetes atmosferën, shtresë kjo që është shumë e rëndësishme për jetën në Tokë. Për shkak të atmosferës që rrethon Tokën, ajo nuk është as shumë e nxehtë, as shumë e ftohtë. Ajri dhe uji që ka janë elementet kryesore të zhvillimit të jetës në Tokë.Toka nuk qëndron drejt në orbitën e saj, por është e anuar 23 gradë.

