Page 110 - Demo
P. 110


                                    108Pasojat e rrotullimit të Tokës4.4Pune praktikeMjetet e nevojshmenjë glob, një elektrik dore, një letër me ngjitës, lapsFjalë kyçe:Tokë, Diell, bosht, orbitë, rrotullim, ditë-natë, stinëRrotullimi i Tokës rreth vetesToka rrotullohet rreth vetes për 24 orë, nga Perëndimi në Lindje në drejtim të kundër me akrepat e orës. Ne na duket sikur lëviz Dielli, ndërkohë që jemi ne që lëvizim së bashku me Tokën rreth boshtit të saj. Gjatë rrotullimit, në çdo moment të kohës, gjysma e sipërfaqes së Tokës gjendet përballë dritës së Diellit, ndërsa gjysma tjetër është në errësirë. Pjerrësia e boshtit të Tokës ndikon në gjatësinë e ditës dhe natës. Nëse boshti i Tokës nuk do të ishte i anuar, dita dhe nata do të ishin secila 12 orë, por ne e kemi mësuar që kjo ndodh vetëm në ditët e ekuinoksit të pranverës dhe të vjeshtës. Në solsticin e verës, kemi ditën më të gjatë dhe natën më të shkurtër, ndërsa në solsticin e dimrit, kemi natën më të gjatë dhe ditën më të shkurtër.Si formohet dita dhe nata?Hapat që duhen ndjekur1. Shkruani te letra ngjitëse emrin e Kosovës dhe ngjiteni te pika që mendoni se është Kosova në glob.2. Ndriçojeni globin me elektrikun e dorës.3. Rrotullojeni ngadalë globin, duke treguar se në cilën zonë ndodhet vendi ynë, në zonën që është ditë apo natë. Vazhdoni ta lëvizini globin derisa të bëni një rrotullim të plotë të tij. Sa herë qëndroi në zonën e ditës vendi ynë? Sa herë qëndroi në zonën e natës?Veprimtari 1
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114