Page 111 - Demo
P. 111


                                    109Tema 3 Tema V Toka, mjedisi dhe gjithësiaMjetet e nevojshmeargjilë ose plastelinë, një elektrik dore, një shkop i hollë ose kruajtëse dhëmbësh, lapsFormimi i stinëveHapat që duhen ndjekurModeloni me plastelinë një sferë që të ketë formën e Tokës. Vendosni një kruajtëse dhëmbësh përmes sferës, e cila do të përfaqësojë boshtin e Tokës. Përcaktoni polet e Jugut dhe atë të Veriut dhe shtypeni sferën pak në të dyja polet. Me një laps, vizatoni ekuatorin që e ndan Tokën në dy hemisfera të barabarta. Mbajeni sferën në mënyrë të tillë që maja e kruajtjes së dhëmbëve të jetë e anuar. Drejtojeni elektrikun e dorës drejt sferës. Përshkruani si përhapet drita mbi sferë. Rrotullojeni sferën në atë mënyrë që në hemisferën e Veriut dhe të Jugut të kalojnë të katër stinët. Nxirrni përfundimet tuaja.Rrotullimi i Tokës rreth DiellitPërveçse rreth boshtit të vet, Toka rrotullohet edhe rreth Diellit. Koha që i duhet Tokës të rrotullohet rreth Diellit është 365 ditë, 5 orë, 49 minuta e 4 sekonda. Ky rrotullim bëhet nga Perëndimi në Lindje, në drejtim të kundërt të akrepave të orës, nëpër një rrugë që quhet orbitë e cila është në formën e elipsit (rreth i shtypur). • Pasojat e rrotullimit të Tokës rreth Diellit janë:• formimi i stinëve;• ndryshimi i kohëzgjatjes së ditës dhe natës;• ndryshimi i pozicionit të lindjes dhe perëndimit të Diellit në horizont.Veprimtari 2
                                
   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115