Page 112 - Demo
P. 112


                                    110Hartat dhe globi paraqesin forma, madhësi dhe pozicione të sipërfaqes së Tokës. Harta është një model i Tokës i parë nga lart, kurse Globi është një model sferik i Tokës. Globet shërbejnë për qëllime të ngjashme me disa harta, por ndryshe nga ato, Toka paraqitet në tri përmasa.Në një glob, mund të paraqiten vetëm sipërfaqet e mëdha të Tokës, si: kontinentet, oqeanet, liqenet dhe qytetet më të mëdha në botë. Të gjitha vijat që bashkojnë Polin e Veriut me Polin e Jugut, quhen meridianë. Me marrëveshje, si meridian i parë, është marrë meridiani i Grinuiçit (ai kalon në Grinuiç, qytet afër Londrës). Rrethi që ndan globin në dy gjysma të barabarta, quhet ekuator dhe e ndan botën në dy hemisfera: në hemisferën veriore dhe në hemisferën jugore. Të gjithë rrathët e tjerë, paralelë me ekuatorin, quhen paralele. Paralelet dhe meridianët formojnë rrjetin gjeografik. Meridianët tregojnë gjatësinë gjeografike, ndërsa paralelet tregojnë gjerësinë gjeografike. Me ndihmën e gjerësisë dhe të gjatësisë gjeografike përcaktohet pozita e çdo vendi në glob. Mëso të lexosh hartën e globit.4.5 Globi. Harta të ndryshmeFjalë kyçe:glob, hartë, kontinenteMe zhvillimi e teknologjisë, skicimi i hartave është lehtësuar shumë, duke i bërë ato më të përdorshme për njerëzit. Por të gjitha hartat, si të vjetrat edhe të rejat, kanë disa elemente të përbashkëta, të cilat i kemi mësuar në klasat e mëparshme. Cilat janë ato?Gjatësi gjeografike Meridianët Paralelet Rrjeti gjeografikMeridiani i Grinuiçit Ekuatori
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116