Page 114 - Demo
P. 114
112Hëna është i vetmi vend në hapësirë i vizituar nga njerëzit. Neil Armstrong, njeriu i parë që zbriti në Hënë. Tashmë e dimë që Hëna është satelit natyror i Tokës. Ajo rrotullohet rreth Tokës dhe të dyja bashkë rrotullohen rreth Diellit. Forca tërheqëse e saj është më e vogël se forca tërheqëse e Tokës, prandaj në Hënë mund të kërceni 6 herë më lart se në Tokë. Meqenëse në Hënë nuk ka as ajër as ujë, nuk ka as jetë. Gjatë rrugës që bën duke u rrotulluar rreth Tokës, ndodh që ajo të vendoset mes Diellit dhe Tokës e për rrjedhojë të zërë dritën e Diellit. Dukuria e zënies së një trupi qiellor nga një tjetër quhet eklips.Tokën e përfshijnë dy lloje eklipsesh: eklipsi i Diellit dhe ai i Hënës. Eklipset janë të plota ose të pjesshme. Ata ndodhin kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në vijë të drejtë.4.6 Hëna, sateliti natyror i TokësFjalë kyçe:Hënë, rrotullim, eklips, baticëHije e plotëHije e plotëHije e TokësHije e pjesshmeHije e pjesshmeHije e HënësOrbita e HënësOrbita e HënësOrbita e TokësOrbita e TokësTokaTokaHënaHënaDielliDielliEklipsi i DiellitEklipsi i HënësEklipsi i Diellit Eklipsi i Diellit ndodh kur Hëna është në mes të Diellit dhe Tokës, pra hija e Hënës mbulon një pjesë të Tokës (kjo pjesë e Tokës nuk e sheh Diellin). Eklipsi i plotë i Diellit ndodh kur hija e Hënës që bie në Tokë, nuk e lejon Diellin të duket në atë zonë të Tokës. Dielli duket si një disk i errët, i rrethuar nga një kurorë e zjarrtë. Eklipsi i plotë i Diellit zgjat 7,5 minuta. Eklipsi i Hënës Eklipsi i Hënës ndodh kur Toka është në mes të Diellit dhe Hënës, pra hija e Tokës e errëson Hënën. Eklipsi i plotë i Hënës ndodh kur Hëna kalon plotësisht në hije. Ky eklips zgjat rreth 2 orë. Eklipsi i pjesshëm ndodh kur vetëm një pjesë e Hënës hyn në zonën e hijes së Tokës. Para se të hyjë në zonën e hijes, Hëna fillon të errësohet derisa disku i saj bëhet plotësisht i errët dhe i padukshëm.

