Page 116 - Demo
P. 116


                                    114Nëse do të bënim një prerje vertikale të Tokës, do të shikonim që ajo përbëhet nga disa shtresa. Shtresa e sipërme e saj quhet kore e Tokës. 70% e kores së Tokës është e mbuluar nga uji i deteve dhe i oqeaneve. Korja e Tokës që gjendet poshtë ujit është më e hollë. Korja është relativisht e ftohtë (18-870 gradë C). Kjo shtresë shkon nga 8 km deri në 40 km thellësi. Poshtë kores ndodhet shtresa e mantelit, e cila është 2900 km e trashë. Ajo është e nxehtë nga 870 gradë C deri në 2200 gradë C. Për shkak të temperaturave të larta, ajo lëviz përgjatë pllakave të kores. Poshtë mantelit ndodhet bërthama, e cila në pjesën e jashtme është gjysmë e lëngshme. Kurse pjesa e brendshme e saj përbëhet nga metal i ngurtë. Shkencëtarët mendojnë se bërthama e bën Tokën një magnet gjigant.Dimë që Toka si pjesë e grupit të planetëve të brendshëm është një trup shkëmbor. Këtë gjë ne e shohim në sipërfaqe të saj. Si është terreni i tokës në vendbanimin tuaj?Fjalë kyçe:sipërfaqe e tokës, shtresa, pllaka kontinentale, tërmete, vullkan, erozionFormimi i kontinenteveKorja e Tokës përbëhet nga disa pllaka gjigante, të cilat lëvizin rreth mantelit. Ato lëvizin ngadalë në drejtime të ndryshme. Lëvizja e tyre për miliona vjet, e ka ndarë Tokën në pjesë të mëdha, të cilat quhen kontinente. Toka ndryshon vazhdimishtNga lëvizja dhe përplasja e pllakave me njëra-tjetrën janë formuar malet, luginat, grykat, rrafshnaltat etj. Disa herë pllakat përplasen me njëra-tjetrën, duke ushtruar presion dhe forcë dridhëse, gjë që shkakton tërmetet. Kur presioni brenda Tokës është shumë i lartë, magma del nëpër të çarat e pllakave duke shpërthyer në vullkane. Edhe tërmetet, edhe vullkanet mund ta ndryshojnë relievin e Tokës.4.7 Toka ndryshonSOT
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120