Page 117 - Demo
P. 117


                                    115Tema 3 Tema V Toka, mjedisi dhe gjithësiaToka ka pësuar dhe pëson ndryshime të vazhdueshme edhe për shkak të faktorëve të jashtëm siç janë: uji dhe ajri. Uji i rrjedhshëm mund t’i ndryshojë formën asaj, duke e gërryer atë. Rrjedhat e forta krijojnë gryka, lugina, kanione. Ato depozitojnë dhera në grykën e lumenjve. Edhe dallgët e deteve dhe oqeaneve gërryjnë tokën, duke formuar plazhe të sheshta e të lëmuara apo brigje të mprehta shkëmbore. Era mund të grumbullojë rërë si p.sh. në shkretëtirë apo plazhe të mëdha. Era së bashku me ujin gërryen shpatet e maleve duke krijuar forma unike në sipërfaqen e Tokës.Analizimi i shkaqeve që kanë sjellë ndryshime në një reliev të caktuar të tokës.Hapat që duhen ndjekur1. Vëzhgoni fotografinë dhe përshkruani se çfarë shikoni.2. Nga vëzhgimet e bëra, përcaktoni se cilët faktorë mund të kenë vepruar për të formuar atë lloj sipërfaqeje të tokës.3. Diskutoni me shokët për rezultatet e nxjerra dhe i krahasoni duke dalë në një rezultat të përbashkët.Mjetet e nevojshmefotografi të ndonjë kanioni, mali vullkanik apo lugine akullnajore, letër, lapsa. Cilat janë shtresat e Tokës?b. Si janë formuar kontinentet?c. Pse ndodhin tërmetet?d. Rendit disa faktorë që ndikojnë në ndryshimin e sipërfaqes së Tokës.Bëj një vizatim për format e terrenit në zonën ku banon. Mund të vizatosh formën e tokës: mal, kodër, fushë, luginë apo ndonjë lumë a liqen, nëse ka në zonën tënde. 12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëVeprimtari
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121