Page 118 - Demo
P. 118


                                    116Uji i deteve dhe oqeaneve është vazhdimisht në lëvizje. Kjo lëvizje shfaqet si valë ose dallgë në sipërfaqen e deteve dhe oqeaneve. Një lëvizje tjetër e ujit ndodh në brendësi të deteve dhe oqeaneve nga një vend gjeografik në një tjetër. Kjo lëvizje quhet rrymë detare ose rrymë oqeanike. Zakonisht, drejtimi i rrymës detare dhe oqeanike ndjek drejtimin e rrymës ajrore. Kur rrymat detare ose oqeanike lëvizin nga ekuatori në drejtim të poleve quhen rryma të ngrohta, pasi temperatura e tyre është e ngrohtë. Kur lëvizja e rrymës detare apo oqeanike drejtohet nga Veriu për në Jug (nga polet drejt ekuatorit), quhen rryma të ftohta.4.8 Lëvizja e ujit të deteve dhe oqeaneveFjalë kyçe:valë, dallgë, rrymë detare ose oqeanike, baticë, zbaticëKush ka qenë pranë detit, ka parë që deti ndryshon vazhdimisht. Herë duket i qetë e herë është me dallgë. Në një moment të ditës deti afrohet e pas disa orësh shohim që largohet. Çfarë e shkakton gjithë këtë lëvizje të tij?Çfarë e shkakton këtë lëvizje?Faktori kryesor që ndikon në formimin e rrymave është era që fryn në sipërfaqen e deteve dhe oqeaneve. Kur era është e lehtë, krijon valë. Kur era është e fortë, krijon dallgë. Kur ndodhin tërmete të forta poshtë deteve dhe oqeaneve, shkaktohen cuname, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha. Fotografitë që shikoni më lart tregojnë të njëjtin vend, në orë të ndryshme të ditës, por niveli i detit është i ndryshëm. Ngritjet dhe uljet e detit brenda 24 orëve quhen 
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122