Page 120 - Demo
P. 120
118Atmosferë quhet shtresa e ajrit që mbështjell Tokën. Ajo përbëhet kryesisht nga lëndë të gazta, si oksigjeni, azoti dhe dyoksidi i karbonit, por në të ka dhe elemente të tjera të lëngëta, si uji; dhe të ngurta, në trajtën e grimcave të pluhurit. Pa atmosferë nuk do të kishte jetë. Ajo e ruan ngrohtësinë që merr Toka nga Dielli, por gjithashtu na mbron nga rrezet e dëmshme të tij. Të gjitha gjallesat, njerëzit, kafshët e bimët thithin oksigjenin që gjendet në atmosferë e që u duhet për të zhvilluar proceset jetësore. Përveç kësaj, lëvizjet e përhershme të rrymave të ajrit që ndodhin në atmosferë, zbutin diferencat midis temperaturave të ditës dhe të natës, si dhe realizojnë shpërndarjen e dritës në Tokë.Rrezet e Diellit ngrohin tokën dhe ujin në planetin tonë. Një pjesë e kësaj nxehtësie të rrezeve të diellit kthehet e pasqyruar, duke ngrohur në këtë mënyrë ajrin. Meqë ajri ngrohet prej Tokës, sipërfaqja e poshtme e ajrit është më e ngrohtë se pjesa tjetër që ndodhet më lart. Temperatura e ajrit ulet me 0,5 gradë për çdo 100 metra lartësi. Temperatura e Tokës nuk është e njëjtë në të gjithë sipërfaqen e saj, si në ujë, në shkretëtirë, në pole etj., prandaj edhe temperatura e ajrit nuk është e njëjtë në vende të ndryshme të globit.Në zonën e ekuatorit, ku ajri është i nxehtë, shtypja e ajrit është më e ulët se në pole, ku ajri është më i ftohtë. Gjithashtu, gjatë dimrit, kur ajri është i ftohtë, shtypja atmosferike është më e lartë se në verë. Matja e shtypjes atmosferike bëhet me barometër. Në atmosferë formohen të gjitha dukuritë meteorologjike, si: retë, era, reshjet etj., të cilat ndikojnë në motin dhe klimën e një vendi. Siç kemi mësuar tashmë fjalët mot dhe klimë nuk kanë të njëjtin kuptim. Moti nënkupton kushtet atmosferike të një vendi të caktuar në një kohë të shkurtër dhe ndryshon shumë shpesh. Klima tregon kushtet atmosferike të një vendi për një periudhë të gjatë, të paktën 30 vjet. Klima e një vendi nuk ndryshon shpesh. Vende të ndryshme kanë klimë të ndryshme.Elementet e motitShtypja atmosferike e ajrit, temperatura, drejtimi i erës dhe lagështia janë elementet e motit, që lidhen ngushtë midis tyre. Po të ndryshojë njëri nga këto elemente, do të ndryshojnë edhe të tjerët, gjë që do sjellë ndryshimin e motit. Nëse temperatura e ajrit rritet, ajri bymehet dhe ngrihet lart duke u bërë më i rrallë e më i lehtë, për pasojë trysnia atmosferike ulet. Ndryshimet atmosferike të vendeve të ndryshme, krijojnë lëvizje të masave ajrore, pra erën. Era ka dy tipare: drejtimin dhe shpejtësinë. Drejtimi i erës përcaktohet me anë të anëve të horizontit. Ndërsa shpejtësinë e erës e matim me metër në sekondë (m/s).4.9 Atmosfera dhe elementet meteorologjikeFjalë kyçe:atmosferë, mot, klimë, temperaturë e ajrit, shtypje e ajrit, lëvizje e ajrit, lagështirë e ajrit, re, meteorologjiJu kujtohet nga klasat e mëparshme nga se përbëhej atmosfera dhe cilat ishin shtresat e saj?EkzosferaTermosferaMezosferaStratosferaTroposfera

