Page 122 - Demo
P. 122


                                    120Toka njihet si planeti i ujit, sepse 70% e sipërfaqes së tij përbëhet nga uji. Uji gjendet në lumenj, liqene, oqeane, akullnaja, ajër, nën tokë, mbi tokë, te bimët dhe në trupin e njeriut.Uji është në lëvizje të vazhdueshme ndërmjet tokës, oqeaneve dhe atmosferës, dhe kjo lëvizje quhet ndryshe cikli i ujit. Dielli dhe era shkaktojnë avullimin e jashtëm nga toka, gjethet e pemëve, trupat e kafshëve, si dhe nga sipërfaqet e lumenjve, liqeneve dhe oqeaneve. Në këtë mënyrë, uji, nga forma e lëngët, shndërrohet në avull. Nën disa kushte të caktuara, avulli kondensohet dhe bie mbi tokë në formën e vesës, shiut dhe dëborës. Procesi i rrjedhjes në përrenj e në lumenj, gjatë të cilit uji shpesh takon edhe materiale të tjera, quhet rrjedhje natyrore. Shirat ushqejnë lumenjtë dhe liqenet. Lumenjtë rrjedhin dhe derdhen në dete dhe oqeane. Një pjesë e reshjeve depërton nën tokë dhe krijon ujërat nëntokësore.Pjesa më e madhe e ujit në tokë është ujë i kripur e gjendet në dete dhe oqeane. Pjesa tjetër përbëhet nga uji i ëmbël i lumenjve, i liqeneve dhe ujërat nëntokësore.Rëndësia e ujit për jetën në TokëUji është i rëndësishëm për zhvillimin e jetës në Tokë. Të gjitha format e jetës varen prej tij. Vetë trupi i njeriut përbëhet nga 70% ujë. Për të funksionuar, atij i duhen nga 1 deri në 7 litra ujë në ditë. Uji gjendet edhe në trupin e gjallesave. Bimët dhe kafshët kanë 4.10 Uji dhe rëndësia e tij për jetënFjalë kyçe:ujëra nëntokësore, ujëra mbitokësore, cikli i ujitToka njihet ndryshe si “planeti blu.” A e dini pse?
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126