Page 126 - Demo
P. 126
alternative (rrymë elektrike) - rrymë që ndryshon drejtim dhe madhësi.anemometri - instrument një stacion meteorologjik që shërben për matjen e shpejtësisë së erës.aparate matëse - mjetet që përdoren për matje.baraspeshë termike - gjendje e trupave që shkëmbejnë nxehtësi, e cila arrihet kur trupat kanë të njëjtën temperaturë.barometri - instrument në një stacion meteorologjik, që shërben për matjen e presionit atmosferik.bashkohen në trajtë fjollash dhe bien në tokë.bateri - pajisje që shndërron energjinë kimike në energji elektrike.baticë (dhe zbaticë) - avancimi dhe tërheqja e ujit në brigjet e deteve për shkak të tërheqjes gravitacionale që ushtron Hëna mbi Tokën.biomasë - çdo lëndë bimore apo shtazore që mund të digjet duke u shndërruar në energji. bora - - kristale të vogla akulli, që krijohen nga kondensimi i avujve në shtresa shumë të ftohta të atmosferës, të cilat bashkohen në trajtë fjollash dhe bien në tokë.breshëri – pika uji të reve që ngrijnë në shtresat shumë të ftohta të atmosferës, të çuara atje gjatë një stuhie dhe që bien në tokë. burime të drejtpërdrejta (drite) - trupa që lëshojnë dritë nga vetvetja.burime të tërthorta (drite) - trupa që kthejnë dritën e marrë nga të tjerët.çelës - pajisje që shërben për hapje dhe mbyllje të qarkut.centimetër kub (cm3) - njësi për matjen e vëllimit dhe e barabartë me 1/1000 e dm3.centimetri - njësi për matjen e gjatësisë, e barabartë me 1/10 e decimetrit.decilitri (dl) - njësi për matjen e vëllimit dhe e barabartë me 1/10 e litrit.decimetër kub (dm3) - njësi për matjen e vëllimit dhe e barabartë me 1/1000 e m3.decimetri - njësi për matjen e gjatësisë, e barabartë me 1/10 e metrit.dekada - njësi për matjen e kohës dhe e barabartë me 10 vjet.dita - njësi për matjen e kohës, e barabartë me 24 orë.drita - pjesë e një lloji të veçantë energjie që quhet “rrezatim elektromagnetik”.dritë e bardhë - drita e Diellit, që përbëhet nga një tërësi ngjyrash nga e kuqja deri te vjollca.e vazhduar (rrymë elektrike) - rrymë që rrjedh në një drejtim dhe nuk ndryshon madhësi.elektricitet - ngarkesa elektrike e tepërt që ndodhet në një trup.elektroskop – pajisje që shërben për të kuptuar nëse një trup është i ngarkuar apo jo me elektricitet.enë e shkallëzuar - enë transparente, në përgjithësi në formë cilindri, anash të cilave janë shënuar viza, numra dhe njësi të matjes (zakonisht mililitra), që tregojnë vlerën e vëllimit të lëngut të hedhur në to.Fjalorth124

