Page 127 - Demo
P. 127


                                    125energji - madhësi fizike, që shpreh aftësinë e një trupi për të kryer punë.energji e erës - energjia mekanike që zotëron era (lëvizja e ajrit).energji e lëvizjes - energjia që zotëron një trup që lëviz.energji e pastër - energji që përdoret për t’u shndërruar në energji të tjera pa krijuar ndotje në mjedis.energji e ripërtëritshme (e rinovueshme) - energji që përftohet nga burime energjie që nuk “shterojnë”.energji e ruajtur - energjia që zotëron një trup në një gjendje të caktuar, për shembull një sustë e shformuar.energji elektrike - energjia e lëvizjes në mënyrë të rregullt e grimcave të ngarkuara me elektricitet. energji gjeotermale - energji që del në sipërfaqen e Tokës nga brendësia e saj nëpërmjet ujërave termale (gejzerëve) dhe avujve. energji jo e ripërtëritshme (e parinovueshme) - e kundërta e “energjisë së ripërtëritshme”. Pasi i përdorim, këto burime zhduken përgjithmonë.energji mekanike – energjia e lëvizjes dhe energjia e ruajtur e një trupi.energji termike - energjia e transferuar nga një trup në një tjetër për shkak të ndryshimit të temperaturave të tyre (shih nxehtësi).energji diellore – energjia që vjen nga Dielli.energji hidrike - energjia që zotëron uji që rrjedh në një lumë apo uji që bie nga një digë.era - lëvizja e sasive të mëdha të ajrit, që shkaktohet nga ndryshimet e presionit në atmosferën e Tokës.flugeri - instrument në një stacion meteorologjik, që përdoret për të treguar drejtimin e erës.fotosintezë - proces në të cilin bimët përdorin dritën e Diellit, ujin dhe gazin karbonik për të krijuar oksigjen dhe energji.fuqia - madhësi fizike, tregon punën që kryhet në njësinë e kohës, pra sa shpejt apo ngadalë kryhet ajo.gejzer - burim natyror uji dhe avulli të nxehtë.gjatësi - madhësi fizike, që tregon sa shtrihet një trup në hapësirë, sipas një drejtimi të caktuar.gjenerator - pajisje që shndërron energjinë kinetike të lëvizjes rrotulluese në energji elektrike.gjerësi - shih largësi (përdoret për largësinë sipas një drejtimi të caktuar ndërmjet dy pikave të një trupi).grada celsius - njësi për matjen e temperaturës. grami (g) - njësi për matjen e masës dhe e barabartë me 1/1000 e kilogramit.gurë peshe - gurë me masë të caktuar, që përdoren për peshim në disa peshore të hershme. higrometri - instrument në një stacion meteorologjik, që shërben për matjen e lagështirës apo sasisë së avujve të ujit në ajër.i patejdukshëm (lëndë) - nuk lejon kalimin e dritës.i tejdukshëm (lëndë) - lejon kalimin e dritës.
                                
   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131