Page 128 - Demo
P. 128


                                    instrument matës - mjetet që përdoren për matje (shih aparat matës).java - njësi për matje e kohës, e barabartë me 7 ditë.jopërçues - që nuk e përçon rrymën elektrike, nxehtësinë etj.kalibri - instrument për matjen e përmasave të vogla të trupave.kandar - mjet i hershëm për matjen e masës (për peshim).kilogrami (kg) - njësia bazë për matjen e masës.kilometri - njësi për matjen e gjatësisë, e barabartë me 1 000 m.klima - tërësia e kushteve atmosferike mesatare të një rajoni të caktuar, për një periudhë të gjatë kohore.koha - madhësi fizike, që përdoret për të përcaktuar radhën e zhvillimit të ngjarjeve apo dukurive, si dhe zgjatjen e tyre.konsumatorët (elektrik) - pajisje që shndërrojnë energjinë elektrike në energji tjetër.kronometër - pajisje për matjen e kohës (ka të tillë mekanik dhe elektronik).kuaj fuqi - njësi për matjen e fuqisë.largësi – madhësia e hapësirës ndërmjet dy vendeve (apo dy pikave). lëndë djegëse fosile - qymyri, nafta dhe gazi.lidhje në paralel - lidhje e konsumatorëve përballë njeri-tjetrit.lidhje në seri - lidhje e konsumatorëve varg njëri pas tjetrit.litri (shënohet me l) - njësi për matjen e vëllimit, e barabartë me 1 dm3.madhësi fizike – vlerëson një veti të një trupi ose dukurie fizike, nga krahasimi me të njëjtën veti të trupave apo dukurive të tjera. Shprehet me një numër dhe njësinë përkatëse.masa - madhësi fizike, që përcaktohet nga sasia e lëndës prej së cilës përbëhet një trup.matje - procesi, sipas të cilit përcaktohet vlera numerike e madhësisë fizike.meteorologji - shkenca që merret me studimin e motit.metër - pajisje për matjen e përmasave të mëdha.metër kubi (m3) - njësi për matjen e vëllimit.metri - njësi për matjen e gjatësisë.metronom - pajisje për matjen e kohës (përdoret nga muzikantët).mikrometri - instrument për matjen e përmasave të vogla të trupave.mikroskop - aparat që shërben për të parë trupa shumë të vegjël, të cilët nuk mund të shihen me sy të lirë.miligrami (mg) - njësi për matjen e masës, e barabartë me 1/1000 e gramit.mililitri (ml) - njësi për matjen e vëllimit, e barabartë me 1/1000 e litrit.milimetri - njësi për matjen e gjatësisë, e barabartë me 1/10 e centimetrit.minuta - njësi për matjen e kohës, e barabartë me 60 sekonda.mjete optike - pajisje ku kalon ose pasqyrohet drita që shërbejnë për rritjen e aftësisë së të parit.moti - gjendja fizike e atmosferës që përcaktohet nga disa faktorë, si: temperatura, reshjet, retë dhe era.126
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132