Page 129 - Demo
P. 129


                                    muaji - njësi për matje e kohës, e barabartë me 28, 29, 30, 31 ditë.ngarkesë negative - një nga dy llojet e elektricitetit.ngarkesë pozitive - një nga dy llojet e elektricitetit.njësi matëse – një madhësi fizike bazë e të njëjtit lloj me madhësinë që matet, që shërben për krahasim.nxehtësi - energjia e brendshme e një trupi, e cila transferohet në një trup tjetër për shkak të ndryshimit të temperaturave të tyre. ora - njësi për matjen e kohës dhe e barabartë me 60 minuta.orë - pajisje për matjen e kohës (të tillë ka mekanike dhe elektronike).orë me rërë - pajisje për matjen e kohës, e përdorur në lashtësi.panele diellore - pajisje që përdorin energjinë diellore për të përftuar energji termike.përçues - trup që është përcjellës i rrymës elektrike, i nxehtësisë etj.përçueshmëri termike - kalimi i nxehtësisë nga një trup te një tjetër nëpërmjet kontaktit.përmasë – tërësia e madhësive fizike të një trupi që lidhen me vendin që zë ai në hapësirë (gjatësia, gjerësia, lartësia apo trashësia).peshore elektronike - pajisje elektronike, që përdoret për peshim (janë peshore të sakta). peshore me sustë - peshore që është e përbërë nga një sustë dhe përdor shformimin e saj për matje.pilat diellore - pajisje që përdorin energjinë diellore për të përftuar energji elektrike.pluviometri - instrument në një stacion meteorologjik, që shërben për të matur sasinë e reshjeve të shiut në një zonë, për një periudhë kohe të caktuar.pol negative - një nga daljet e baterisë që ka tepricë ngarkesash negative.pol pozitiv - një nga daljet e baterisë që ka tepricë ngarkesash pozitive.prizëm - trup gjeometrik.puna - madhësi fizike që vlerëson dukurinë e zhvendosjes së një trupi nën veprimin e një force dhe shpenzimin e energjisë.qark - “rruga” përcjellëse, ku kalojnë ngarkesat elektrike nga njëri pol i baterisë në tjetrin.qelq zmadhues - thjerrë e madhe që përdoret për të parë gjëra të imta.re - grumbullim piklash të vogla ose kristale uji të krijuara nga kondensimi i avujve të ujit në shtresat e ftohta të atmosferës. reshje - rënia e ujit nga retë në formë shiu, bore ose breshri.rrezja e dritës - një tufë e ngushtë e rrezatimit dritor (energjisë së dritës), që lëshohet nga një burim i caktuar.rryma elektrike - lëvizja e rregullt (e drejtuar) e ngarkesave elektrike.sekonda (s) - njësia bazë për matjen e kohës.shekulli - njësi për matje e kohës dhe e barabartë me 100 vjet.shiu - piklat e ujit të krijuara nga kondensimi i avujve në shtresat e ftohta të atmosferës, bashkohen duke krijuar pika të mëdha që bien në tokë nga forca e gravitetit.stacion meteorologjik - koleksion instrumentesh në të njëjtin mjedis, 127
                                
   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133