Page 130 - Demo
P. 130
që shërben për matjen e kushteve atmosferike.teleskop - aparat që shërben për të parë trupa të largët (trupat qiellorë).temperatura - madhësi fizike që tregon shkallën termike të një trupi (është i ngrohtë a i ftohtë). Ajo përcaktohet nga shpejtësia e lëvizjes së molekulave të trupit, pra energjia e tyre. temperatura - madhësia fizike që na tregon ftohtësinë apo ngrohtësinë e një trupi.termometri - pajisje për matjen e temperaturës (ka të tillë me lëng dhe elektronik).thjerra përmbledhëse – thjerra, pas kalimit në të cilat, rrezet e dritës përmblidhen.thjerra shpërhapëse – thjerra, pas kalimit në të cilat, rrezet e dritës shpërhapen.ton (t) - njësi për matjen e masës dhe e barabartë me 1000 kilogramë.trashësi - shih largësi (përdoret për largësinë sipas një drejtimi të caktuar ndërmjet dy pikave të një trupi); madhësia e prerjes tërthore të një trupi a të diçkaje tjetër.turbinë - pajisje që shndërron energjinë kinetike të lëvizjes vijëdrejtë në energjinë kinetike të lëvizjes rrotulluese.vëllimi - madhësi fizike që shpreh se sa hapësirë zë një trup i ngurtë, i lëngët apo i gaztë.viti - njësi për matjen e kohës dhe e barabartë me 12 muaj.vizore - pajisje për matjen e përmasave të vogla.xhaul - njësi për matjen e punës.ylberi - dukuri optike natyrore që krijohet nga zbërthimi i dritës së bardhë në ngjyra të ndryshme prej piklave të vogla të ujit që qëndrojnë pezull në atmosferë pas shiut.zhvendosje - largësia më e shkurtër që përshkon një trup ndërmjet dy pikave sipas një drejtimi të caktuar.128

