Page 14 - Demo
P. 14
12Në grupin e metaleve bëjnë pjesë: hekuri, alumini, bakri, kromi etj. Metalet kanë veti fizike të veçanta, siç janë: shkëlqimi metalik, përcjellshmëria elektrike dhe ajo e nxehtësisë, fortësia e madhe dhe qëndrueshmëria, ato mund të farkëtohen dhe kanë veti magnetike etj.Fjala veti përdoret për të përshkruar një material ose objekt dhe tregon tiparet dalluese të tij. Si tipar dallues i metaleve është shkëlqimi i tyre dhe quhet shkëlqim metalik. Ky shkëlqim vjen për shkak të aftësisë së tyre të fuqishme për të reflektuar rrezet e dritës. Metalet si argjendi, alumini, paladiumi kanë reflektimin më të lartë. Ato përdoren në prodhimin e pasqyrave.Metalet përpunohen lehtë. Disa metale janë më elastike e disa të tjera më pak. Edhe forma e tyre mund të ndryshohet. Për shembull, vetëm prej 1 gram ari mund të bëhet një tel i hollë me gjatësi prej 3,5 km, i cili nuk ndryshket. Metalet përcjellin rrymën elektrike dhe nxehtësinëMetalet kanë përçueshmëri të lartë të nxehtësisë dhe të rrymës elektrike. Prej metaleve, përçuesit më të mirë të rrymës elektrike janë bakri, argjendi dhe alumini. Disa veti të tjera të metaleveMetalet mund të janë magnetike dhe jomagnetike. Kur metale, si: hekuri, nikeli, kobalti etj. vendosen pranë një magneti, ato tërhiqen nga magneti Fjalë kyçe:metale, legura,veti magnetike, përcjellshmëri elektrike, ndryshkÇfarë materialesh duhet të përdoren për të ndërtuar një lopatë?Pse e humbasin shkëlqimin objektet prej metali, pas njëfarë kohe?Nëse hulumtoni në kuzhinë, mund të gjeni lehtë sende metalike, si: tenxhere, tigan, pirun, lugë, tas alumini, tel kuzhine etj. Po ashtu, makinat, biçikletat, avionët, automobilat, lokomotivat dhe veglat e ndryshme përbëhen nga metalet dhe përzierjet e tyre (legurat). 1.4 Metalet dhe vetitë e tyre

