Page 15 - Demo
P. 15


                                    13Tema 3 Tema 1 Materia, vetitë dhe shndërrimetdhe themi se kanë veti magnetike. Ndërsa disa metale të tjera si: alumini, bakri, plumbi etj. nuk tërhiqen nga magneti dhe themi se nuk kanë veti magnetike.Në kushte normale, metalet janë në gjendje të ngurtë, me përjashtim të merkurit, që është në gjendje të lëngët. Pika e shkrirjes së shumicës së metaleve është e lartë, dhe mund të sillet prej 40 deri 3400 gradë Celsius. Shumica e metaleve mund të nxehen në temperatura të larta, pa u shkrirë apo ndryshuar forma e tyre. Kjo është një nga arsyet pse tenxheret dhe tiganët prodhohen prej metali.Metali me pikën më të lartë të vlimit dhe me fortësinë më të madhe është Volframi, 5930°C, i cili përdoret kryesisht për prodhimin e fijeve të llambës ndriçuese. Ndryshkja e metaleveDisa materiale metalike kur janë të reja, shkëlqejnë, por me kalimin e kohës shkëlqimi i tyre humbet, ato bëhen me njolla, pra ndryshken. Shkëlqimi i tyre metalik humbet pas qëndrimit për disa javë në ajër të lagësht, në tokë ose në ujë. Ndryshkja e metaleve mund të parandalohet. Para së gjithash, objektet metalike duhet të izolohen nga lagështia. Kjo mund të bëhet në mënyra të ndryshme, për shembull, duke e ruajtur objektin metalik në një vend të thatë, duke lyer sipërfaqen e objektit me ngjyrë ose duke e veshur me plastikë.Përcjellja e nxehtësisë në trupa të ndryshëm. Hapat që duhen ndjekurMbushni një gotë me ujë të nxehtë. Vendosni në gotë një lugë metalike, një lugë druri dhe një lugë plastike. Pas njëfarë kohe qëndrimi në ujë të nxehtë, do të vëreni se luga metalike nxehet më shumë sesa luga plastike dhe ajo e drurit. Nxirrni përfundimin tuaj nga ky eksperiment. Cili material e përcjell më mirë nxehtësinë?Mjetet e nevojshmenjë gotë, lugë metalike, lugë plastike, lugë druria. Shpjego prej çfarë materialesh janë të përbëra pjesët e biçikletës. b. Hulumto prej cilave metale përbëhen objektet në dhomën ose klasën tënde.c. Diskuto me shokët për përdorimin dhe vetitë e metaleve në jetën e përditshme.Cilën enë do të zgjedhësh për të pirë çajin? Një enë qelqi, porcelani apo metali? Pse?12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëVeprimtari
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19