Page 16 - Demo
P. 16


                                    14Shumë substanca të zakonshme që gjenden në Tokë përbëhen nga minerale. Mineralet janë substanca të ngurta që gjendet në natyrë. Kripa e kuzhinës, ari dhe hekuri janë minerale. Edhe grafiti në lapsin tuaj është mineral. Mineralet janë blloqet ndërtuese të shkëmbinjve.Ato gjenden nën tokë dhe mbi tokë. Ato madje janë të pranishme edhe në fund të oqeanit. Ka më shumë se 3000 lloje të ndryshme mineralesh. Çdo mineral ka vetitë e veta. NgjyraËshtë e lehtë të vëzhgosh ngjyrën e një minerali. Shumica e mineraleve janë njëngjyrëshe. Megjithatë, disa, si kuarci për shembull, kanë shumë ngjyra. Disa të tjera, si ari dhe piriti, kanë të njëjtën ngjyrë. Por për të identifikuar një mineral nuk mund përdoret vetëm ngjyra.ShkëlqimiSi karakteristikë tjetër e mineraleve është shkëlqimi. Disa minerale kanë shkëlqim si të metaleve, ndërsa disa të tjera nuk kanë shkëlqim. Shkëlqimi është një tjetër veti e përdorur për të identifikuar një mineral.FortësiaFortësia e një minerali përshkruan se sa lehtë mund të gërvishtet. Disa minerale, si grafiti, talku dhe gipsi, janë të buta. Ato mund të gërvishten me thonj. Mineralet e tjera, si diamanti dhe kuarci, janë shumë të forta dhe nuk mund të gërvishten. Korja e Tokës përbëhet prej shkëmbinjve, të cilët dallohen për nga vetitë e tyre dhe mënyra e formimit. 1.5 Mineralet në vendin tonëFjalë kyçe:minerale, xeherorë, minieraToka na siguron burimet kryesore për jetesë, siç janë: ushqimi, energjia, banimi, transporti, veshmbathja, etj. Nga Toka marrim edhe metalet, si dhe lëndët e djegshme për energji.
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20