Page 17 - Demo
P. 17


                                    15Tema 3 Tema 1 Materia, vetitë dhe shndërrimetNë disa shkëmbinj, ka minerale të cilat përmbajnë metale, si: hekuri, alumini, kromi, bakri etj. Shkëmbinjtë që përmbajnë minerale quhen xehe. Vendi ku nxirren xehet quhet xeheror ose minierë. Njerëzit që nxjerrin xehen quhen xehetarë ose minatorë. Prej xeheve përftohen metale, si: hekuri, alumini, plumbi, bakri etj.Mineralet në vendin tonëKosova ka pasuri të shumta natyrore. Ato janë të shumëllojshme në sasi dhe cilësi. Minierat kryesore, të cilat gjenden në territorin e Kosovës janë: minierat e Plumb-Zinkut të kompleksit “Trepça” në Mitrovicë, si dhe minierat e Artanës, të Hajvalisë, Kishnicës dhe Badovcit. Në këto miniera nxirren mineralet e plumbit, zinkut, argjendit dhe arit etj. Kosova është e pasur edhe me jometale si: argjila, kuarc betoni etj.Argjila në Kosovë është gjerësisht e përhapur. Dikur, në shumë qendra të Kosovës ekzistonin fabrika për prodhimin e tullave dhe tjegullave. Vendi ynë është i pasur edhe me materiale ndërtimi të cilësisë së lartë si: granitet, gëlqeroret dhe mermerët. Guri dekorativ, guri gëlqeror, mermeri i gjelbër gjenden kryesisht në krahinën e Deçanit dhe të Pejës.a. Plotëso fjalitë e mëposhtme: quhen xehe.quhen xeherorë.quhen xehetarë.b. Cilat janë minierat më të rëndësishme në Kosovë?Cilat karakteristika përdoren për të dalluar mineralet? Rendit disa prej tyre.12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21