Page 18 - Demo
P. 18
16hematitiPërftimi dhe përpunimi i hekurit Hekuri përbën 5% të kores së Tokës dhe është metali i dytë më i bollshëm pas aluminit. Hekuri është përftuar qysh në lashtësi, rreth 3000 vjet para epokës sonë, në Egjipt.Hekuri fitohet prej xehes së hekurit. Xehet më të rëndësishme janë: piriti, hematiti dhe magnetiti. Në sasi të vogël, hekuri gjendet edhe i tretur në ujë e shërben si ushqim për bimët. Hekuri ka rëndësi të madhe edhe për shëndetin e njeriut. Nëpërmjet bimëve dhe kafshëve që ne i përdorim si ushqim, ky hekur mbërrin në trupin tonë. Mungesa e tij shkakton sëmundje te njeriu, siç është anemia. Hekuri i pastër përftohet në industri nga shkrirja e xehes së hekurit në shkritore. Hekuri dhe prodhimet e tij p.sh., çeliku, përdoren për të bërë stufa, gypa, pllaka e lastra që shërbejnë për mbulimin e pullazeve, pjesë makinash, gozhdë, binarë hekurudhe etj. Po ashtu, hekuri përdoret edhe për ndërtimin e bazave të urave, dyerve dhe dritareve, varkave, tubacioneve të ujit,rrethojave të kopshteve etj. AluminiAlumini fitohet me shkrirjen e xehes së aluminit, e cila ka ngjyrë të kuqe dhe quhet boksit. Alumini është metal i lehtë, me ngjyrë të bardhë, që shkëlqen, nuk ndryshket në ajër dhe ujë. Harkohet lehtë në fletëza të holla. E përçon mirë nxehtësinë. Meqenëse është i lehtë dhe i qëndrueshëm, ai përdoret për prodhimin e enëve të kuzhinës, përçuesve të rrymës elektrike, tavolinave dhe karrigeve, letrës së aluminit për paketime ushqimi, ambalazhit për kozmetikë, 1.6 Hekuri dhe alumini, përdorimi i tyre në jetën e përditshme Fjalë kyçe:ndryshkje, shkëlqim metalik, korrozion Nëse vendosim një gozhdë dhe një lugë gjelle në ujë të kripur për disa ditë, do të vërejmë se gozhda do të ndryshojë pamjen e saj për shkak të ndryshkjes, ndërsa luga e gjellës do të mbetet e njëjtë. Si mendon, pse ndodh kjo? Gozhdët janë prej hekuri, kurse luga e gjellës prej alumini.A e dini se... Sasia e hekurit që gjendet në gjakun e njeriut do të mjaftonte për prodhimin e një gozhde.magnetipiriti

