Page 20 - Demo
P. 20
18Identifikimi i gurit gëlqeror.Hapat që duhen ndjekur1. Vendosini gurët në një enë. Hidhni pak uthull mbi ta. 2. Po të hidhni pak uthull mbi gurin gëlqeror, ai shkumon dhe shushurit sikur vlon.Mjetet e nevojshmedisa lloje gurësh, mes tyre edhe një gur gëlqeror, uthull, një enë1.7 Përdorimi i gurit gëlqeror Fjalë kyçe:gur gëlqeror,shkumës,gëlqere,çimento,mermer, granit,argjilëÇfarë materiali përdorim për të shkruar në tabelë të zezë?A keni menduar ndonjëherë për materialin që përdoret për lyerjen e mureve të shtëpive?A e dini se... Edhe po të vrojtojmë me mikroskop pluhurin e shkumësit, do të konstatojmë se ai përbëhet nga shumë guaska, mbeturina të imta të kafshëve të vogla, të cilat dikur kanë jetuar në det.Shkumësi, gëlqerja, mella për çimento, janë disa nga llojet e gurit gëlqeror. Guri gëlqeror u nevojitet bimëve për ushqim. Zakonisht, bimët e shfrytëzojnë gurin gëlqeror në formë të tretur në ujë, njësoj si tretet kripa apo sheqeri në ujë.Si u krijua guri gëlqerorPo të shëtisim nëpër male të larta, shpesh hasim guaska të gjallesave të detit. Si vallë, kanë ardhur guaskat e kafshëve të detit deri në malet e larta? Në kohë shumë të lashta, për shkak të çrregullimeve tokësore si tërmetet apo të lëvizjes së kores së Tokës, aty ku sot është tokë, dikur ka qenë det, dhe e kundërta, atje ku gjenden sot detet, dikur ka qenë tokë.Kështu, në dete dhe oqeane kanë jetuar gjallesa me guaska gëlqerore. Pas vdekjes së tyre, këto guaska janë grumbulluar në fund të detit ose oqeanit në formën e shtresave. Për miliona vjet, këto shtresa janë ngjitur mes tyre, duke krijuar kështu një shtresë të trashë malesh gëlqerore. Këto male përbëhen prej guaskave të gjallesave të detit, argjilës, rërës, mbeturinave të bimëve etj. Që kjo është e vërtetë, e tregojnë edhe guaskat e kafshëve të detit që gjenden në gurin gëlqeror.Veprimtari 1

