Page 21 - Demo
P. 21
19Tema 3 Tema 1 Materia, vetitë dhe shndërrimetHulumtimi i fortësisë së mermerit dhe granitit.Hapat që duhen ndjekurMjetet e nevojshmenjë copë mermeri,një copë granitiShkumësi është një lloj guri gëlqeror me ngjyrë të bardhë dhe i butë. Ai mund të thërrmohet lehtë e të kthehet në pluhur.Gëlqerja mund të jetë e pashuar dhe e shuar. Duke e pjekur gurin gëlqeror në furrat e gëlqeres, fitohet gëlqerja e pashuar. Kur gëlqeres së pashuar i shtohet ujë, fitohet një qull i bardhë dhe i dendur, që quhet gëlqere e shuar. Prej kësaj gëlqereje, ujit dhe rërës përgatitet mallteri. Gëlqerja e shuar përdoret edhe për gëlqerosjen e mureve. Çimentoja nxirret nga guri i çimentos, i quajtur mellë. Mella është formuar gradualisht, duke u shtresuar argjila dhe guri gëlqeror. Pasi bluhet dhe piqet guri i çimentos, përftohet pluhuri i çimentos. Çimentoja është një lidhës që përdoret në ndërtim. Kur çimentoja përzihet me ujë, pas një kohe të shkurtër, forcohet si gur. Sa më gjatë të qëndrojë në ujë, aq më shumë forcohet. Zakonisht, kur përzihet rëra me çimento dhe ujë, përftohet një material i fortë, i quajtur beton, i cili përdoret për ndërtimin e urave, ndërtesave për banim, fabrikave etj.Mermeri është një lloj guri gëlqeror i fortë. Mermeri i lëmuar ka ngjyra të ndryshme (të bardhë, të kuqërremtë, të murrme, të zezë). Për shkak të bukurisë dhe shkëlqimit të vet, mermeri përdoret për veshjen e mureve të banesave dhe lokaleve, veshjen e monumenteve kulturore etj.Graniti - Në dallim prej gurëve gëlqerorë, graniti formohet nga shpërthimi i magmës së shkrirë në thellësi të Tokës që nga hapësirat e nëndheshme e deri në sipërfaqen e saj. Prandaj, graniti është i fortë. Graniti më shpesh ka ngjyrë të përhimët, por ka edhe granit në ngjyrë të gjelbër. Po ta thërrmojmë granitin me çekiç, shohim se ai përbëhet prej pjesëve të ndryshme gurore. Pjesët e forta të granitit janë kuarcet, me të cilin mund të gërvishtet edhe qelqi. Për shkak të fortësisë së vet, graniti është i përshtatshëm për ndërtimin e themeleve të ndërtesave të mëdha, ndërtimin e këmbëve të urave, për shkallët etj.Nxirrni përfundimin tuaj.a. Si është krijuar guri gëlqeror?b. Si fitohet gëlqerja e pashuar dhe e shuar nga guri gëlqeror?c. Bëj dallimin ndërmjet mermerit dhe granitit.d. Prej cilit material përbëhen tjegullat dhe tullat?Rendit disa prej materialeve, të cilat përdoren për të ndërtuar ura dhe ndërtesa të larta.12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëMerrni një copë gëlqerori mermer dhe një copë granit. Fërkojini me njëri-tjetrin. Vrojtoni cili prej këtyre materialeve do të gërvishtet.Veprimtari 2

