Page 22 - Demo
P. 22
20Lëndët djegëse fosile janë formuar miliona vjet më parë nga bimët dhe kafshët e vogla pa jetë, të depozituara në fundin e moçaleve dhe kënetave. Ato kthehen dalëngadalë në qymyr, naftë ose gaz. Lëndët fosile janë burime energjie që nuk ripërtërihen. Kjo do të thotë se nëse i harxhojmë, ato nuk mund të formohen sërish.1.8 Lëndët djegëse fosile, qymyri, nafta dhe gazi natyrorFjalë kyçe:karburant, fosil, naftë, benzinë, vajgur, vaj motorësh, gaz natyror, metanA keni menduar ndonjëherë se si prodhohet rryma elektrike në Kosovë?Pjesa më e madhe e rrymës elektrike në vendin tonë prodhohet nga lëndët djegëse fosile.MoçalTerrenKohaLigniti QymyriNxehtësia dhe presioniQymyriQymyri është krijuar para miliona vjetësh prej bimëve. Pemët marrin energji nga Dielli, ndërkohë që rriten. Kur kalben, ato bien në kënetë dhe mbulohen nga shtresa e baltës. Kështu, druri kthehet dalëngadalë në qymyr.Minatorët nganjëherë gjejnë drurë të tërë të karbonizuar, që qëndrojnë vertikalisht ashtu siç kanë qenë dikur. Sa më e gjatë të jetë koha e formimit të qymyrit, aq më cilësor është ai. Kosova është e pasur me qymyr. Në territorin e saj, vendburimet e qymyrit (linjitit) gjenden në basenin e Dukagjinit dhe Drenicës. NaftaNafta është karburant fosil në gjendje të lëngët. Ka ngjyrë kafe në të zezë, por edhe ngjyrë të çelët. Është më e lehtë se uji dhe nuk tretet në të. Nuk ka pikë vlimi të caktuar. Vetitë fizike të naftës varen nga përbërja e saj kimike. Nafta është formuar nga organizma të vegjël bimorë dhe shtazorë, të ngordhur, të cilët janë depozituar përpara miliona vjetësh në fundin e ujërave të liqeneve, deteve dhe oqeaneve. Nën veprimin e mikroorganizmave, trysnisë dhe temperaturës së lartë, ata kanë filluar të zbërthehen, duke u kthyer në lëngje të yndyrshme. Mbetjet e tyre janë grumbulluar në fundin e ujërave dhe, me kalimin e kohës, janë mbuluar me rërë. A e dini se... Emërtimi “naftë” ka prejardhje nga gjuha persiane, Nafta, që d.m.th. djersitur, djersë toke. Emërtimi tjetër “petroleum” përbëhet prej fjalës greke “Petros” - gur dhe fjalës latine “Oleum” - vaj.

