Page 23 - Demo
P. 23
21Tema 3 Tema 1 Materia, vetitë dhe shndërrimeta. Prej nga vjen emërtimi naftë dhe petrol?b. Shpjego si është formuar qymyri, nafta dhe gazi natyror.c. Si dallohet prania e gazit metan në ajrin e lokaleve të banimit?d. Cili karburant fosil ndot më pak mjedisin, kur digjet: qymyri, nafta apo gazi natyror?Shkruaj disa veprimtari nga jeta e përditshme gjatë të cilave përdoren lëndët fosile.12Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëNafta nxirret nga thellësi të ndryshme të tokës. Ajo mund të dalë vetë në sipërfaqe të tokës, nëse është nën shtypjen e gazeve. Mirëpo, presioni i gazeve shpeshherë nuk është i mjaftueshëm, prandaj duhet ushtruar presion artificial nga jashtë. Sot, në shumë vende të botës, nafta dhe gazi natyror nxirren me pompa nga thellësitë nën fundin e deteve dhe oqeaneve.Gazi natyrorGazi natyror, në dallim nga nafta, është formuar në thellësi më të mëdha dhe temperaturë më të lartë. Gazi natyror është përzierje gazesh. Nafta dhe gazi natyror shpesh gjenden së bashku. Në këto raste, gazi natyror mund të jetë i tretur në naftë. Gazi natyror ka erë karakteristike dhe kjo bën të mundur të zbulohet lehtë, në rast se ka rrjedhje të tij në lokalet e banimit. Gazi natyror, kur digjet, ndot më pak mjedisin në krahasim me naftën dhe qymyrin.Pas qymyrit dhe naftës, gazi natyror është burimi i tretë për prodhimin e energjisë elektrike. Ai përdoret edhe si karburant për automjetet, kushton më lirë se benzina, çliron më shumë energji sesa ajo dhe e ndot më pak mjedisin. Përdorimi i lëndëve djegëseLëndët djegëse janë shumë të rëndësishme për botën moderne, sidomos për transport, për prodhim elektriciteti, për ngrohje etj. Krahas kësaj, qymyri, nafta dhe gazi natyror si lëndë djegëse fosile përdoren në: furra të larta për shkrirjen e xeheve, për gatim e ngrohje në shtëpi, si lëndë e parë në industri etj. Me përpunimin e naftës përftohen lëndë të ndryshme djegëse, si: benzina për automobilat, kerozina për aeroplanët, mazuti për termocentrale etj. Po ashtu, prej naftës përftohet vaji për makinat, asfalti etj.

