Page 24 - Demo
P. 24


                                    221.9 Ndotja e mjedisitShiu acidKëta ndotës, jo vetëm që dëmtojnë shëndetin e njeriut dhe të kafshëve, por ndikojnë edhe në shfaqjen e reshjeve acide, të cilat dëmtojnë fasadat e shtëpive, përmendoret, konstruksionet metalike etj. Formimi i shiut acid vjen si rezultat i gazeve që çlirohen në ajër, gjatë djegies së lëndëve fosile në fabrika, transport dhe banesa. Gazet e çliruara janë dyoksidi i squfurit dhe oksidet e azotit. Këto gaze, kur arrijnë retë, bashkohen me to dhe ndryshojnë përbërjen e shiut, duke e bërë më acide. Kur bie në tokë, ai largon lëndët ushqyese nga dheu. Mungesa e tyre dobëson bimët dhe pemët deri në tharje. Efekti “Serrë”Gjatë djegies së lëndëve fosile çlirohen kryesisht gaze si p.sh. dyoksidi i karbonit, metani etj., të cilat shkaktojnë ndryshimin e klimës dhe ngritjen e temperaturave në Tokë. Këto gaze (ndotëse) ndryshe quhen edhe “gazet serrë”, të cilat formojnë një shtresë në atmosferë, që lejon depërtimin e rrezeve të Diellit në Tokë, por nuk lejon daljen e tyre mbi sipërfaqen e saj. Por aktiviteti industrial i njeriut ka ndikuar negativisht në këtë fenomen, pasi ka shkaktuar rritjen e efektit “serrë”. Kështu, përdorimi i lëndëve djegëse, industria përpunuese, shpyllëzimi dhe rritja e popullsisë kanë sjellë rritje të sasisë së dyoksidit të karbonit dhe të oksideve të azotit në atmosferë. Fjalë kyçe:ndotje e mjedisit, efekti “serrë”, shi acidSi mendoni, pse gjatë stinës së dimrit, ajri në zonën tuaj është më i ndotur se gjatë verës?Gjatë dimrit, për ngrohjen e shtëpive përdoren lëndë djegëse fosile, të cilat çlirojnë në atmosferë ndotës të ndryshëm.Po ashtu, makinat, fabrikat e uzinat lëshojnë në ajër lëndë ndotëse. Çdo ndryshim i përbërjes së ajrit, tokës dhe ujit quhet ndotje. Gjatë djegies së qymyrit, naftës dhe gazit natyror çlirohet sasi e madhe e ndotësve në ambient: në ajër, ujë dhe tokë.SHIU ACIDPemë të thara nga shiu acid
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28