Page 26 - Demo
P. 26


                                    241.10Çdo ngjarje, veprim që prish veçoritë dhe cilësitë natyrore të tokës emërtohet ndotje e tokës. Toka është e rrezikuar nga ndotja, kryesisht nga veprimtaria e njeriut. Shfrytëzimi i tokës për qëllime agrikulture dhe ndërtimi, si dhe prerja e pemëve janë disa prej tyre. Shfrytëzimi i tokës nga njeriu sot bëhet në shumë drejtime. Si mendoni çfarë ndikimi mund t’i sjellë tokës ky veprim?Fjalë kyçe:ndotje, shpyllëzim, erozionShpyllëzim do të thotë të presësh pemë në një shkallë shumë të madhe, drurin e të cilave njeriu e përdor për të ndërtuar shtëpi, ferma apo për të prodhuar letrën. Përse përbën problem shpyllëzimi?Prerja e pemëve prish mjediset natyrore ku jetojnë gjallesat, përfshirë bimët, kafshët, mikroorganizmat. Ajo ndikon dhe në sasinë e dyoksidit të karbonit në atmosferë, sepse pemët shfrytëzojnë dyoksidin e karbonit për të realizuar fotosintezën. Kur ato priten, sasia e dyoksidit të karbonit rritet. Edhe djegia e pemëve për të krijuar toka të reja sjell të njëjtin efekt. Rritja e sasisë së dyoksidit të karbonit shkakton ndryshime negative në klimën e mjedisit përkatës. Pemët e mbrojnë tokën nga gërryerja. Rrënjët e tyre shkojnë thellë në tokë duke penguar rrëshqitjen e saj, gjatë shirave të rrëmbyeshëm. Ato veprojnë edhe si një barrierë ndaj erërave. Rrëshqitja/gërryerja e dheut njihet me termin erozion. Shfrytëzimi i tokave Shfrytëzimi i tokës nga njeriu sjell ndryshime edhe në sipërfaqen e saj. Një fenomen i tillë ndodh kur njeriu gërmon në tokë, ndërton dhe mbjell në të. Zgjerimi i qyteteve si shkak i rritjes së popullsisë ka çuar në rritje të kërkesës për më shumë tokë të lirë për të ndërtuar shtëpi, rrugë, spitale etj. Për këtë arsye, janë prishur sipërfaqe të mëdha të mbjella me pemë. Edhe agrikultura ndikon në ndryshimin e tokës. Një pjesë e pyjeve janë kthyer në sipërfaqe të mbjellash dhe ferma kafshësh. Ky ndryshim sjell jo vetëm pakësim të pemëve në mjedis, por edhe ndotje në tokë, sepse pakësohet oksigjeni. Nga ana tjetër, për të siguruar një rritje të mirë të të mbjellave njerëzit përdorin lëndë kimike, të cilat janë ndotëse për tokën. Për shembull, pesticidet, që përdoren për të eliminuar insektet dëmtuese; po ashtu edhe fertilizuesit që janë ushqyesit e bimës, por kur përdoren pa masë, kthehen në dëmtues. Ata përfundojnë në tokë dhe ndikojnë negativisht në veçoritë biologjike të bimëve. Shpyllëzimi
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30