Page 27 - Demo
P. 27


                                    25Tema 3 Tema 1 Materia, vetitë dhe shndërrimetKëto ndryshime negative që ndodhin në tokë, ndjekin zinxhirin ushqyes dhe përcillen deri te bimët, kafshët dhe njerëzit. Ndotja e tokës ndikon në përmasa serioze në ekosistem dhe rrezikon jo vetëm jetën e njeriut, por edhe të gjallesave të tjera. Për një të ardhme më të shëndetshme dhe një botë të jetueshme është përgjegjësi e gjithsecilit që ta mbajë të pastër tokën. Hulumtimi i ndotjes në mjedisNdotja mund të përfundojë në një zinxhir ushqimor, duke shkaktuar ndikim negativ në shëndet. Kjo veprimtari demonstron mënyrën se si i përthith bima ndotësit nga toka, duke e përcjellë ndotjen deri te gjallesat që ushqehen me të. Hapat që duhen ndjekur1. Hidhni ujin në gotë. Më pas, hidhni një lugë të madhe ose 2-3 pika ngjyrues (në varësi të gjendjes së ngjyruesit). Në këtë rast, ngjyruesi luan rolin e ndotësit. Trazojeni mirë që të përftohet një ngjyrë e njëtrajtshme. Më pas, vendosni në gotë bimën e selinosë (edhe me gjethe, nëse ka) dhe lëreni për të paktën 3 ose 4 orë. Mund ta lini edhe gjatë gjithë natës. Në përfundim, nxirreni selinonë nga uji. Me anë të një thike (këtë proces mund t’ia kërkoni një të rrituri), pritni një segment në fundin e selinosë. Këtë bëjeni disa herë.2. Çfarë vutë re në segmentet e prera të selinosë?3. Ngjyrosësi i përdorur kryen rolin e ndotësit që merr bima nga toka nëpërmjet ujit. Çfarë do të ndodhte me shëndetin tonë, nëse do të konsumonim një bimë që ka ndotje brenda saj? Çfarë kuptojmë nga ky eksperiment? Diskutoni në klasë.Mjetet e nevojshmenjë gotë e madhe, ujë rubineti, ngjyrues ushqimor i kuq ose blu, pluhur ose lëng; një kërcell selinoje i freskët, një lugëa. Pse është e rëndësishme toka për jetesën e gjallesave?b. Si ndotet toka nga aktiviteti i njeriut?c. Si ndikon shpyllëzimi në atmosferë?d. Pse ndodh erozioni?a. Bëj një listë me shkaktarët që çojnë në ndryshimin e sipërfaqes së e tokës dhe trego se çfarë mund të bëjë njeriu për ta mbrojtur atë. b. Mblidh të dhëna mbi pakësimin e pyjeve në botë. Parashiko se si do të jetë situata e tyre në 100 vitet e ardhshme.Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritë12Veprimtari
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31