Page 28 - Demo
P. 28


                                    26A mendoni që njeriu është shkaktari kryesor i ndotjes së mjedisit?Mbrojtja e mjedisit nga ndotja është e nevojshme për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Është detyrim moral për njerëzit që të mbrojnë mjedisin nga ndotja dhe veprimtari të tjera që çojnë në shkatërrimin e tij.Për të mbrojtur planetin nga ndotja mund të fillojmë me disa gjëra të thjeshta në shtëpi, si për shembull: kursimi i ujit dhe energjisë elektrike, përdorimi sa më pak i makinave, duke ecur më shumë në këmbë, mbjellja e më shumë pemëve, hedhja e mbeturinat në vende të posaçme etj.Tanimë e dimë se përdorimi i lëndëve fosile shkakton ndotjen e ajrit, tokës dhe ujit. Për këtë arsye, sot, njerëzit po përpiqen të mos përdorin lëndë fosile për prodhimin e energjisë elektrike dhe t’i zëvendësojnë ato me burime të tjera alternative energjie. Burimet alternative të energjisëDisa burime të energjisë janë të rinovueshme (të ripërtëritshme), si për shembull: energjia e diellit, energjia e ujit, energjia e erës dhe energjia gjeotermale (energjia brenda tokës). Disa burime të tjera janë jo të rinovueshme (të paripërtëritshme), si për shembull: energjia e bio-karburantëve, energjia nukleare etj.Këto burime të energjisë nuk e ndotin mjedisin dhe shpeshherë energjia, e cila prodhohet nga këto burime, quhet energji e gjelbër.Menaxhimi i mbeturinaveNjë formë tjetër e mbrojtjes së mjedisit nga ndotja është edhe menaxhimi i mirë i mbeturinave. Njerëzit prodhojnë çdo ditë mbeturina të ndryshme, në shtëpi, shkolla ose biznese. Ndarja e mbeturinave dhe depozitimi i tyre në vendet e duhura është shumë e rëndësishme. Në shumë vende, mbeturinat e hedhura përpunohen dhe ripërdoren.Procesi gjatë së cilit p.sh. shishja e qelqit përpunohet dhe prej saj krijohet objekt tjetër quhet riciklim.1.11 Si mund të zvogëlohet ndotja e mjedisit Fjalë kyçe:energji diellore, energji e erës, riciklim
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32